Albania

Krerët e FFK-së takohen me ministrin Zemaj, u diskutua për shkollat e futbollit

Presidenti i FFK-së Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së e njoftuan ministrin për situatën shëndetësore dhe nevojën për të filluar me stërvitje të gjitha kategoritë e futbollit, nga shkollat e futbollit e deri te klubet e të gjitha ligave dhe rangjeve, përfshirë edhe futbollin e femrave dhe futsallin.

Drejtuesit e FFK-së theksuan se është shumë e nevojshme që të fillojnë sa më parë stërvitjet përgatitore për kampionatin e ri, ngase garat planifikohet të fillojnë më 12 shtator, kurse ka mbetur shumë pak kohë për ekipet. Në fakt, janë vetëm 5 javë para fillimit të kampionatit, që është kohë jo e mjaftueshme për fazën përgatitore.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua për shkollat e futbollit dhe nevojën për të stërvitur që të mos stagnohet me zhvillimin e kategorive të reja. FFK zotohet që do ta respektojë protokollin strikt për shëndetin e futbollistëve – shëndeti para të gjithave.

Në anën tjetër, ministri Zemaj tha se që nesër do ta mbledhë Këshillin për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe do t’i konsultojë ata për të dhënë një vendim të shpejtë dhe të arsyeshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e stërvitjeve, që futbollistët t’i mbajmë në formë.

Football news:

Conte on 4:3 with Fiorentina: impressed with Inter's attack. We didn't have enough balance, we paid for it
Zidane about 3:2 with Betis: real can get better and will. A difficult game, but we believed in winning until the end
Dest said goodbye to the Ajax players and will fly to Barcelona today (Gerard Romero)
Vidal made his debut for Inter in the match against Fiorentina
Barcelona will only consider Zinchenko if Firpo leaves
The referee after VAR for a foul on Jovic removed defender Betis Emerson
Lampard replaced Kepu, but got 0-3 from West Brom in the first half. Then Chelsea got together and gave a comeback of the weekend: only the pupils scored