Albania

Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.

Kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Zef Mazi, gjatë vizitës që po zhvillon në Kroaci u prit në takim dhe bisedoi gjatë me kolegun dhe mikun e tij të vjetër, ambasador Neven Pelicaris, Këshilltari Diplomatik për Politikën e Jashtme i Presidentit të Kroacisë.

Biseda u fokusua tek aspekte të ndryshme të procesit të gjate, mjaft të komplikuar të negociatave me BE.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime profesionale për vështirësitë e procesit, për vëmendjen e posaçme dhe të lartë që kërkohet për shumë aspekte, për nevojen e një përgatitje sa më të plotë e të thellë.

Ambasadori Paselic risiguroi Kryenegociatorin Mazi për mbështetjen e plotë të gjithë institucioneve të Kroacisë për integrimin e Shqipërisë dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Kryenegociatori Mazi gjithashtu zhvilloi bisedime edhe me Domagoj Hadjykovic, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit kroat.

Biseda u përqendrua tek roli i spikatur dhe i rëndësishëm që luan dimensioni parlamentar në procesin e integrimit në BE.

Në takim u theksua se, konsensusi gjithëpartiak i palëkundur dhe konkret merr vlera të mëdha dhe duhet të shoqërojë gjithë këtë proces. Kjo mbështet dhe e lehtëson procesin. Ajo është tregues i seriozitetit dhe vendosmërisë të vendit për rrugën integruese, një mesazh i qartë për gjithë vendet anëtare të BE dhe Komisionin Europian.

Në takim gjithashtu u theksua nevoja e rritjes së shkëmbimeve parlamentare dhe u ri nënvizua mbështetja totale e parlamentit kroat për vijimin e mbështetjes të plotë për Shqipërinë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Semin about the finals of the Russian Cup in different cities: We have super-modern stadiums built for the World Cup
Savin promised that Krasava will return money for tickets to fans in case of defeats in August
Chelsea made two offers to Inter for Lukaku
Ronaldo is ready to return to Real Madrid. Madrid wants to sign only Mbappe (As)
After 10 days, Russia is fifth in the Tokyo 2020 medal standings. A little more-and the UK will catch up with us
Former Liverpool and England player Downing has finished his career
Bardzagli about 18-year-old Mbappe: He ran at a speed of 3,000 miles per hour. I asked Paratici why Juve is not signing him yet