Albania

Kryemadhi në Kamzë: Bashkia e 5 më e madhe në vend meriton një spital të madh

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me qytetarë të Kamzës.

Kryemadhi tha se, “edhe këto 13 ditë të mos lodhemi duke punuar çdo ditë dhe minutë për të shkuar në 25 prill në kutinë e votimit dhe për të votuar ndryshimin, pasi ajo që është e domosdoshme për të gjithë qytetarët është jo vetëm ndryshimi, por është e gjithë e ardhmja e fëmijëve tanë, fëmijëve të shqiptarëve, e ardhmja e Shqipërinë tonë”.

“Nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli. Si sot 2 javë, numëruesit e LSI do të jenë duke numëruar votat e qytetarëve, të cilat do të jenë siç është ky flamur, kuq në kutitë e votimit, ku i japin votën LSI-së”, tha Kryemadhi.

“Bashkia e Kamzës është bashkia e 5 në rang vendi për nga numri i popullsisë, shtrirja e saj, por edhe nga intensiteti i angazhimit jo vetëm të mungesës që ka ekonomia, infrastruktura, sistemi i energjisë, por një nga problemet kryesore që ka është mungesa e spitalit”, theksoi Kryemadhi.

“Ne si LSI e mbajmë fjalën. Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë grupit të deputetëve të LSI në Kamzë, pasi është detyrë qytetare dhe politike dhe mbi të gjitha është humanizëm, që një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë, të ketë një nga spitalet më të mëdha, pasi është një nga pikat kryesore të lidhjes së veriut të Shqipërisë me Tiranën dhe më tej”, tha ajo.

“Shqipëria është këtu. Emigracioni nuk është më për shqiptarët. Emigracioni ishte një instrument për 30 vite më parë, por ne duhet t’i themi politikës së vjetër stop dhe për të krijuar hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat që të bëjnë një politikë të re, një politikë evropiane, një politikë gjithëpërfshirëse, me njerëz të rinj, me emra të rinj, me fytyra të reja dhe mbi të gjitha me të rinjtë dhe të rejat tanë të mrekullueshëm, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duan të ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri, duan të kenë një jetë të lumtur në Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Shqipëria është një vend i bekuar”, u shpreh Kryemadhi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude