Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Stefan Janev ka deklaruar se zgjidhje me Maqedoninë e Veriut gjendet tek politika dhe jo tek historianët.

Janev thotë se historianët nuk duhet të jenë udhëheqës të politikës, pasi ata janë njerëz të shkencës.

Për Janev politika është përgjegjësi e qeverive dhe zgjidhjen mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut mund ta gjejnë vetëm ato.

“Historianët nuk duhet të jenë udhëheqës të politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive.

Historianët janë njerëz të shkencës. Sipas meje, shkencëtarët duhet të merren vetëm me shkencë, t’i vërtetojnë tezat në bazë të fakteve dhe dëshmive me seriozitet dhe përgjegjësi. Ata nuk duhet të jenë udhëheqës së politikës, për shkak se politika është përgjegjësi e qeverive. Politika është përgjegjësi e ekzekutivit që u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Nevojat e qytetarëve definohen përmes votimit në zgjedhje, përkatësisht zgjidhja për këtë çështje është te politika dhe te qeveritë e dy vendeve.

Duket se Komisioni i përbashkët nuk ka arritur asgjë. Kjo ishte e qartë që në vitin e parë dhe të dytë. A duhet të presim edhe pesë vite të arrihet diçka? Sipas meje, kjo nuk është reale

Gëzohen se Zaev do të jetë mysafiri i ynë. Qeveritë do të ulen dhe do të bisedojmë se çfarë mund të bëhet, për shkak se, siç thash, me vullnet të mirë gjatë arritjes së marrëveshjes në vitin 2017, duket se përmbushja nuk po zbatohet. Jemi në vitin e katërt që kur është nënshkruar marrëveshja, dhe ne nuk kemi asnjë përparim”,- tha Janev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb