Albania

Kryetari i FRPD akuza Veliajt: Ka vjedhur gjysmë mln $ nga shqiptarët për servise fotografike nga kamerat te mikrofonët dhe aparatet

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ku e akuzon për vjedhje milionash në dobi të imazhit të tij.

Në një postim në “Facebook”, Këlliçi shkruan se 500 mijë dollarë nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për “servise fotografike e pispillosje”.

Postimi i Belind Këlliçit në “Facebook”:

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.

Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”.


Football news:

Brother Chalova moved to the Serbian Subotica
Barcelona will not sign Garcia in the winter due to financial problems
Rodgers on the draw with Everton: It was unlucky that Leicester did not score the second goal
Ancelotti on 1-1 with Leicester: I don't remember Hames scoring with a right before
Andrea Pirlo: In my 1st season at Juve, we were behind Milan, but we took the title. Everything depends on us
The judge made two mistakes. De Gea was pushed and there was no foul on our cancelled-out goal. Solskjaer on the loss to Sheffield
Maguire on the defeat to Sheffield Wednesday: We gave the opponent two goals, we didn't play at the level we expected