Albania

KSHZ: 723 persona me Covid-19 dhe në vetizolim kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

Gjithsej 723 persona të sëmurë me Covid-19 ose në vetizolim kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre të votës, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski sqaroi se më herët ishte paralajmëruar që sot do të votojnë 759 persona, por që sipas tij numri i ankesave nga qytetarët ka bërë që ky numër të ndryshojë.

KSHZ njofton se nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve.

“Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura në zarfe, të cilat gjenden në kutitë e votimit. Kështu do të jetë edhe gjatë votimit të nesërm. Konfidencialiteti është i garantuar dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hapur këto fletëvotime, e as të kontrollohet se kush për kë ka votuar. Të gjitha këto fletëvotime do të mbesin të mbyllura së bashku me fletëvotimet e 15 korrikut dhe të njëjtat nuk do të hapen deri në fund të procesit të votimit, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Në zgjedhjet e 10 parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të drejtë vote kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë. Nesër do të votojnë të sëmurët kronik, numri i të cilëve është 8.852, të burgosurit prej gjithsej 13 institucioneve ndëshkimore numri i të cilëve është 1.657 si dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 shtëpi pleqsh të drejtën e votës pritet ta realizojnë 357 votues.

Football news:

Suarez made 9 of 24 passes, leading from the center of the field in the match against Bayern
Manchester United presented their away form for the 2020/21 season
Ferdinand on Barca breeding: Bad. They still rely on old-timers
Inter wants Perisic back, even if Conte remains in the team. Bayern hopes to buy the player for less than 20 million euros
Rudi Garcia on Lyon's chances against city: the quarter-Finals showed that the favourites can also be beaten
CSKA agreed a 5-year contract with Fuchs. The transfer is estimated at 7-10 million euros
Ferdinand on Messi at Barca: Will he want to stay, given the results and the team's performance? Does he have time to wait?