Albania

KSHZ-ja përgatitet për zgjedhjet lokale

Partitë politike që janë pjesë e negociatave për Kodin zgjedhor parimisht janë dakorduar për rregullimin e dispozitave të financimit të fushatës, për të kufizuar vlerën e donacioneve të për qëllime të fushatës, paraqitjen e donacioneve jo në para si dhe kufizimin e kohës për raportimin e këtyre donacioneve. Ky ishte një ndër rekomandimet e OSBE-ODIHR-së. ODIHR-ja, kishte kërkuar edhe rregullimin e financimit të fushatës në rrjetet sociale për të cilën Alsat mëson se partitë po ashtu kanë rënë dakord. Është e paqartë nëse partitë janë marrë vesh për një ndarje tjetër mes tyre të mjeteve të buxhetit për financimin e fushatës, sepse ODIHR-ja kishte vlerësuar se modeli aktual favorizon tre partitë më të mëdha, LSDM-në, VMRO-në dhe BDI-në. Gjithashtu, në pikëpyetje është akoma ndryshimi eventual i dispozitës për mandatin e anëtarëve të KSHZ-së.

Propozimet konkrete për të cilat ekziston konsensus duhet të dorëzohen në Kuvend, sipas ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq, gjatë kësaj jave.

E ndërsa diskutohen ndryshimet eventuale, KSHZ-ja vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas këtij institucioni dhe sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve, ndryshimet duhet të bëhen të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve. Deri në tetor kanë mbetur edhe katër muaj.

“Jemi mësuar ne si KSHZ që zakonisht ndryshimet e Kodit zgjedhor të bëhen dy ditë apo si ndodhi herën e fundit, ditën e shtunë u bënë ndryshimet ndërsa ditën e diel u shpallën zgjedhjet. Ne do të bëjmë të pamundurën që zgjedhjet të organizohen në mënyrë ligjore dhe demorkatike. Mirëpo do të ishte mirë që ndryshimet të ndodhin gjashtë muaj para se të mbahen zgjedhjet. Mendoj se do të ishte një lehtësim si për KSHZ-në por edhe për vetë qytetarët që zgjedhjet të përgatiten në kohë.- deklaroi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Risia e këtyre zgjedhjeve do të jetë aplikimi i terminaleve për shenjat e gishtave për të identifikuar votuesit. Në rrjedhë është procedura për furnizimin publik për këto pajisje, e cila do të zgjasë deri në fillim të korrikut. Këshillat zgjedhor dhe Komisionet komunale zgjedhore duhet t’i nënshtrohen trajnimit për përdorimin e këtyre pajisjeve, thotë nënkryetarja Ditëmire Shehu.

“Ne shpresojmë që në kohë të caktuar dhe në afatet kohore që janë të parapara me ligj të përfundojmë edhe me procedurën e tenderimit dhe dorëzimit të pajisjeve, gjithashtu edhe të pjesës harduerike dhe softuerike, të bëjmë edhe trajnimin e komisioneve komunale dhe këshillave zgjedhor.”- pohoi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Deri tani, nuk ka marrëveshje politike për lista të hapura në zgjedhjet lokale edhe pse publikisht të gjithë shprehen “për”. Ndërkohë, propozimi i VMRO-DPMNE-së për një rreth zgjedhor në zgjedhjet lokale kundërshtohet nga pjesa më e madhe e subjekteve në negociata. Marrëveshja për këto dy të fundit duket e pamundur. (Alsat-M)

Football news:

Rafael Benitez: Working at Everton is a chance to show that I want and can compete with anyone
Davide Calabria: It's even better if no one believes in Milan. Our goal is to add
Lyon made a request to Chelsea for Emerson. The defender of the Italian national team is Interesting to Inter and Napoli
Lewandowski trained on the weekend to get in shape before the start of the season
I'm Cristiano Ronaldo and I only send the ball into the net. The forward refused the crossbar challenge in Real Madrid
Yuriy Semin: Shevchenko has a lot of trump cards to lead the European top club
Flick about Muller and Hummels: There is no age at which players will be excluded from the national team