Albania

Kujtim Gjuzi i drejtohet Ruçit: Shkele aktin normativ, jemi 120 deputetë në sallë! Kreu i Kuvendit zbulon përgjigjen e Komitetit të Ekspertëve për seancat plenare

Deputeti Kujtim Gjuzi mori fjalën në nisje të seancës plenare, duke iu drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, se pse nuk po zbaton masën e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos pasur grumbullime mbi 10 persona.

Sipas Gjuzit, në sallën e Kuvendit janë 120 deputetë, ndaj dhe nuk është zbatuar akti normativ.

Më tej, Gjuzi nxori dhe një kasetë, të cilën tha se do ja dërgonte ministres së Shëndetësisë, pasi në të ishte drejtoresha e Spitalit të Krujës, që largon mjekun nga spitali, ndonëse aty ka mungesa.

Kujtim Gjuzi: Nuk keni zbatuar aktin normativ. Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ne jemi 120. Ju sjell në vëmendje se këtu kam një kasetë të drejtorit të spitalit, që iu kërkon mjekëve t’i çojnë pacientët … Do ia vë ministres sot në dispozicion këtë kasetë. Mjeku gjinekolog Leonard Spaho largohet nga Spitali i Krujës, kur në spital ka dy mungesa. Pse duhet të ndodhë kjo?

Gramoz Ruçi: I kam drejtuar një kërkesë Komitetit të Ekspertëve dhe ministres. Ditën e hënë ata më kanë kthyer përgjigje, ku thonë se në aktin e nxjerrë nuk është përfshirë Kuvendi dhe bëjnë edhe argumentimet përkatëse, që Kuvendi të vazhdojë punën me tre kërkesa: të ruajë të gjitha masat, të mbajë maskat dhe të ulë kohën e qëndrimit në sallë në seanca plenare. Për këtë arsye e ulëm kohën nga 4 orë në 3 orë.

o.j/dita

Football news:

Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football
Game of Thrones actor on Liverpool: Manchester United would have been destroyed a year ago. Huge progress
Ricard Puig: It's a pretty tough season, I'm not used to playing so little. Scoring with a header is something unreal
Khabib: I am preparing for my debut in big football. I am a free agent