Albania

Kurti uron Olaf Scholz: Fitorja e partisë suaj, sinjal i fuqishëm për progres politik

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përgëzuar sot kandidatin për kancelar nga radhët e SPD-së Olaf Scholz me rastin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

“Në një botë që përballet me sfida të mëdha, fitorja e partisë suaj në zgjedhje është një sinjal i fortë për përparim politik, demokraci sociale dhe kohezion shoqëror”, shkruan Kurti në Twitter.

Rezultatet paraprake tregojnë se SPD-ja në zgjedhjet e djeshme ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët CDU/CSU e Angela Merkel me 24.1%.

Këto shifra megjithatë tregojnë se për krijimin e ekzekutivit do të nevojitet një koalicion, edhe pse më herët Scholz qe shprehur se partia e tij kishte mandat të qartë për të qeverisur.

Exit poll-et e kishin paralajmëruar diçka të tillë, por këto zgjedhje u konsideruan kaq të paparashikueshme, dhe rezultati i tyre nuk do të ishte fundi i historisë.

SPD sipas rezultateve preliminare ka fituar 206 ulëse në Bundestag, ndjekur nga CDU/CSU me 196, Të Gjelbrit 118, Demokratët e Lirë FDP 92, Alternativa për Gjermaninë AfD 83, E majta 39 dhe SSW një ulëse. /KosovaPress/

Football news:

Spalletti's Fiat Panda was stolen. The car was parked in the parking lot of the hotel where coach Napoli lives
Atletico President: The deals on Griezmann and Suarez have benefited Barca, our club and the players themselves
Sergio Aguero: Ronaldo is more of a striker than Messi. Cristiano scores, scores and scores
Laporta on Pedri: We want him to have the same career at Barca as Messi, Xavi and Iniesta. He is worth more than a billion euros
Olivier Giroud: Chelsea is spending crazy money. The club won the Champions League, but bought the striker for 90 million pounds
Graham Potter is a magician from Brighton. In Sweden, he sent football players to play in the theater, and then defeated Wenger's Arsenal with them
Scholes about City and Liverpool: They are so much better in terms of the quality of the game that I don't see anyone who can get close to them