Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kushi viziton gjimnazin “Andon Zako Çajupi”: Angazhim maksimal për të lartësuar figurën e nderuar të mësuesit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zhvilluar një vizitë pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Ministrja thekson se “të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë”.

Duke folur për arsyet e vizitës pranë këtij gjimnazi, Kushi tha se “nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë”.

“Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”, u shpreh Kushi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.