Albania

Kushton vetëm 3 euro, vaksina e Oksfordit jep shpresë për përdorim masiv dhe të shpejtë në të gjithë botën, OBSH: Problem, vendet e varfra

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka shpresat tek vaksina e Universitetit të Oksfordit, si më e leverdishmja për vaksinimin e shpejtë dhe masiv të popullsisë botërore.

Drejtuesit e kësaj organizate e konsiderojnë atë si më të përshtatshmen për vaksinimin masiv të popullsisë globale, për çmimin dhe efikasitetin që paraqet.

Problem, sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së janë vendet e varfra që kanë mundësi të kufizuara financiare për vaksinimin masiv.

“Ka një rrezik të madh që më të varfrit dhe kategoritë më të rrezikuara të përfshihen në kaos dhe dhunë të siguruar vaksinën”.

30 miliardë dollarë përllogariten nga OBSH se do të duhen për zhvillimin e shpejtë dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjithë globin.

Produkti i Oksfordit dhe firmës Astra Zeneca ka çmimin më të ulët prej 3 eurosh për dozë dhe një efektivitet që arrin deri në 90%.

Deri më tani, ajo është e vetmja vaksinë pa kosto të larta transporti dhe magazinimi.

Edhe vaksina ruse Sputnik V, sipas Moskës ka një efektivitet 92% dhe çmim për dozë nën 10 euro, por nuk është certifikuar nga OBSH që dyshon për vërtetësinë e të dhënave të saj.

j.l./ dita

Football news:

Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere
Agent about Wendel in Zenit: A risky deal, may not be justified
Shevchenko about Ukraine at Euro 2020: Goal-minimum-exit from the group
Tottenham are Interested in Southampton's top scorer Ings. He has 7 goals in 13 Premier League games
Midfielder Loko Berkovskiy focuses on de Bruyne: I give passes more often, I don't hit many goals, but I draw conclusions
Ex-coach Genoa Nicola took charge of Torino
Lampard on 8th place Chelsea: I can handle the pressure