Albania

Kuvendi pajiset me infrastrukturën virtuale të desktopit, pjesë e mbështetjes nga OSBE dhe Zvicra

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Bashkëpunimi i Kuvendit me projektin “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil” mundësoi pajisjen me Infrastrukturën Virtuale të Desktopit (VDI) e cila lehtëson dhe bën më eficiente punën e Kuvendit të Shqipërisë. Akti i dhurimit u nënshkrua sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe kreu i Prezencës së OSBE-së Vincenzo Del Monaco, në praninë edhe të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ambasadorit zviceran Adrian Maître.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se kjo marrëveshje do të lehtësojë ligjbërjen, konsultimin publik, sigurinë dhe aksesueshmërinë e informacionit parlamentar.

“Kuvendi i Shqipërisë i është mirënjohës Qeverisë së Zvicrës dhe OSBE-së që mundësuan ndërtimin e këtij sistemi dhe kemi besim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë”, theksoi ajo.

“Vlerësojmë përpjekjet e Kuvendit për t’u përshtatur edhe në kohë të vështira siç është përballja me pandeminë Covid19, duke i theksuar këto edhe në raportin tonë për shtetet pjesëmarrëse. Ne përgëzojmë zgjidhjet novatore siç është sistemi VDI, duke bërë të mundur që Parlamenti shqiptar të jetë një pikë referimi edhe në rajon për sa i përket teknologjisë së informacionit duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe punës legjislative”, theksoi kreu i Prezencës së OSBE, Vincenzo Del Monaco.

“Ky projekt është pjesë e programit tonë më të gjerë të bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë që reflekton një nga objektivat strategjike të tij. Gëzohem që donacioni i sotshëm i Infrastrukturës Virtuale të Desktopit (VDI) kontribuon për përmirësimin e eficiencës së funksioneve të Parlamentit. Krahas komponentëve të tjerë që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Parlamentit, ai forcon procesin demokratik të Shqipërisë”, tha ambasadori zviceran Adrian Maître.

Infrastruktura virtuale e desktopit (VDI) do të përdoret nga deputetët dhe stafi administrative i Kuvendit për të përmirësuar komunikimin, punën nga larg si dhe për të lehtësuar procesin për legjislacionin elektronik. Në kushtet e përshtatjes me kufizimet e COVID-19 kjo infrastrukturë mundëson një rrjedhë më të mirë të proceseve të punës. VDI jep më shumë zgjidhje, më shumë siguri dhe më shumë shpejtësi për punën si nga zyra ashtu edhe nga larg.

Ky ishte një investim i përbashkët midis Kuvendit dhe projektit ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’ që zbatohet nga OSBE dhe mbështetet nga Zvicra.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Al-Sadd Xavi has not lost 34 matches in the Qatar League - this is a club record. The league record is 41 games
Nagelsmann about Hernandez: He is in a good mood, there is no feeling that he is worried about prison
Tuchel on the victory over Southampton: A tense match. I liked Chelsea's energy
Pioli pro 1-0 with Torino: Milan controlled the game. Torino created chances only by going all-in
Arteta pro 2:0 with Leeds: We created a lot of chances, played better and stronger
Giroud after Torino's winning goal: Milan played well. Not everything is perfect, but the main thing is the victory
Chelsea won the third penalty shootout in a row. In all of them there was a cap on the gate