TIRANË

Kryeministri Edi Rama e shikon largimin e qytetarëve nga vendi si një fenomen jo shqiptar. Në një bashkëbisedim në Instagram, Rama tha se largimi për një jetë më të mirë dhe më shpejt është i shtrirë në të gjithë Evropën ish-komuniste dhe disqa vende të BE-së. Sipas tij, nuk ka formula magjike apo receta çudibërëse për të ulur këto numra, por do bëhet më e mira.

Largimi jashtë vendit, papunësia, ju kërkoni mandatin e tretë, a keni një strategji për ti ulur këto numra?

Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë më shpejt nuk është një fenomen shqiptar por një fenomen i shtrirë jo vetëm në Evropën ish-komuniste por dhe në disa vende të BE-së. Për shembull, është shembulli i Portugalisë, që ka regjistruar në vitet e fundit një numër largimesh që është i konsiderueshëm.

Në kohën që jetojmë dhe me gjithë transformimin që ka sjellë epoka e globalizmit dhe lidhja shumë e shpejtë e njerëzve në çdo cep, në mënyrë virtuale, është shumë i madh dhe shumë tërheqës po ashtu tundimi pse duhet të rri në këtë zonë le të themi të varfër, rurale dhe të pres që zhvillimit të arrijë tek unë kur unë e gjej transformimin 2 orë larg që këtu. Nuk ka formula magjike, receta çudibërëse sepse nuk na kërkohen ne por përgjigjja është të bëjmë më të mirën tonë me sa më shumë ambicie, sa më shumë punë e durim. Edhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu natyrisht nuk bëhet dot. Është çështje zgjedhjeje. Ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë transformimi. Shqipëria është shumë më mirë se 7 vite më parë në të gjitha drejtimet. Alternativa është kthim mbrapa.

E mora me skepticizëm këtë ftesë por pas informacioneve të marra nga zyra e shtypit rezultoi që nuk ishte një burim falso por me zë e figurë, vendosa të vij kështu që kurdo që doni jam i gatshëm të vij për biseda më të vështira. Mos harro të vësh maskën. Jam mësuar me aq keq sa jam i lumtur të jem këtu dhe t’ju përgjigjem pyetjeve të vështira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb