Albania

Largohet disa javë para zgjedhjes së kreut të ri, jep dorëheqjen nga posti kreu i KQZ-së, Klement Zguri

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Kjo lëvizje e Zgurit vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit.

Ndërkohë që pas disa javësh, Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.

Burime bëjnë me dije se Zguri ka paraqitur shkresën e dorëheqjes në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që mandati i tij skadon më 3 nëntor.

Kjo është edhe data kur Kuvendi do të zgjedhë kryetarin e ri të KQZ-së së re.

Klement Zguri mori drejtimin e KQZ falë marrëveshjes së vitit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, pas daljes së opozitës nga çadra.

Prej 23 vitesh, Zguri ishte anëtar i KQZ-së dhe pjesëmarrës në vëzhgimin e një sërë proceseve zgjedhore.

j.l./ dita

Football news:

Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi
PSG President acquitted of selling world Cup broadcast rights
Ter Stegen and Coutinho were not included in Barca's bid for the match against Alaves
Zidane on creating the super League: I've Heard about it, but I have enough worries. We can't even enjoy the wins
Zinedine Zidane: Benzema's Criticism won't hit Vinicius. I used to do it myself, and I was also scolded
Maradona on a gift for the 60th anniversary: The disappearance of the pandemic and the scudetto for Napoli
Barcelona will try to buy Eric Garcia again in January. The deal must be approved by the club's new President