Albania

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kërkon rrëzimin e akuzave ndaj të gjithë protestuesve që mbrojtën Teatrin Kombëtar më 17 maj

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kërkon nga qeveria shqiptare që të bien të gjitha akuzat ndaj të gjithë protestuesve që dolën në shesh më 17 maj 2020 për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, ata bëjne me dije se kanë mësuar nga mediat se janë rrëzuar akuzat për 6 persona, mirëpo ata kërkojnë që kjo të bëhet për të gjithë protestuesit.

Më tej Vetëvendosja kërkon që të rindërtohet Teatri aty ku ishte dhe siç ishte më parë.

Postimi i plotë:

Bien pjesërisht akuzat që të vazhdojnë të ngrenë kulla aty ku ishte Teatri Kombëtar

Ditën e diel në mbrëmje, në datën 22 nëntor 2020, publiku i gjerë, bashkë me ne, u informua nga lajmet e një televizioni në Shqipëri se prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzat për vepra penale për 6 qytetarë që ishin në shesh më 17 maj 2020, në mbrojtje të objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar. Mes 6 qytetarëve të liruar nga këto akuza për vepra penale ishte edhe Boiken Abazi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Por gjithë ç’dimë, e dimë nga mediat dhe jo me ndonjë njoftim zyrtar të prokurorisë. Presim, nga ato që thonë mediat, të na vendosen gjoba administrative pas rënies së akuzave për vepra penale. Ndërkohë dy qytetarë të tjerë mbeten nën akuzën për vepër penale për këtë rast për kundërshtimin e forcave të policisë.  Prokuroria nuk e njeh rrugën zyrtare të informimit ngaqë ndjek të njëjtën linjë paligjshmërie si dhe autoritetet e Policisë së Shtetit, që gjatë 17 majit 2020 kanë kryer një sërë shkeljesh, duke nisur që nga orari i veprimeve të ndërmarra, mosrespektimi i Procedurës Standarde të Policisë së Shtetit, mosrespektimi i masave anti-Covid-19 nga efektivët, dhuna shproporcionale e ushtruar ndaj qytetarëve protestues, mos-mbajta e procesverbalit për të shoqëruarit, etj.

Për këto shkelje, Avokati i Popullit u ka kërkuar javën e kaluar autoriteteve që të ndërmarrin masa për të ndëshkuar sjelljet individuale apo të organizuara të oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion policor. Por deri më sot publiku nuk është vënë në dijeni as për masa ndaj atyre që dhanë urdhërat në Policinë e Shtetit, as për masa ndaj atyre pushtetarëve që morën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Teatri Kombëtar u shemb jashtëligjshëm me një vendim antikushtetues. Qytetarët u dhunuan, jashtëligjshëm. Planet për ndërtimin e kullave të tjera vazhdojnë jashtëligjshëm. Veprimi gjysmë ligjor e gjysmë mediatik i rënies së pjesshme të akuzave, duke qenë i papërmbushur, mbetet i paligjshëm. Tani, në prag të fushatës elektorale, regjimi dëshiron të harrohet ajo pjesë e barbarisë që u ushtrua më 17 maj 2020 në kryerje të aktit antikombëtar të shembjes së teatrit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kërkon:

  1. Rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj të gjithë qytetarëve protestues që dolën atë ditë në shesh në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët.
  2. Rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
  3. Vendosjen e plotë të drejtësisë me nxjerrjen para ligjit të atyre që morën vendimin dhe kryen aktin barbar antikombëtar të shembjes së Teatrit Kombëtar mu në zemër të Qendrës Historike të Tiranës.

Tiranë, 24 nëntor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

j.l./ dita

Football news:

Flick on Bayern: Our goal is to stay on top
Goalkeeper Alcoyano has 10 saves in the match with Real Madrid. Most of all in the season among the rivals of Madrid
De Bruyne has a suspected muscle injury. He was replaced in the game against Villa
In Spanish for 70 years there is a phraseology about Alcoyano. It's about an outsider who does not give up until the last
Andrea Pirlo: Criticism is inevitable when you are suddenly appointed Juve coach, but the results will say everything for me
Zidane on relegation from the 3rd League club: It's not a shame, let's not go crazy. Real Madrid wants to win, sometimes it doesn't come out
Real Madrid were eliminated from the Spanish Cup for the fifth time by a team from the 3rd league