Albania

Licencimi i mësuesve të rinj/ Gara për arsimin fillor: 518 mësuesit që kalojnë në testim!

Pranvera Kola

Testimet për licencimin e mësuesve të rinj në arsimin fillor do të zhvillohen përgjatë javës së ardhshme. Janë me qindra kandidatët që do të marrin pjesë në provimin e shtetit për këtë profil në këtë sezon, rezultatet e të cilit janë vendimtare për t’u pajisur me lejen që i hap udhë punësimit të tyre në shkollat e arsimit parauniversitar, qofshin këto publike apo private.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë listën e 518 mësuesve të rinj që do të konkurojnë për licencat profesionale në arsimin fillor. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, testimet në këtë profil do të zhvillohen për tre ditë me radhë, përkatësisht në datat 19, 20 dhe 21 prill. Autoritetet e QSHA-së bëjnë me dije se provimet do të zhvillohen me tre turne gjatë secilës ditë, çka do të thotë se mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ta. Në të kundërt nuk do të lejohen që të konkurojnë në këtë sezon për licencën. Për secilin kandidat që është pjesë e listës së shpallur, QSHA ka konfirmuar datën dhe orarin se kur duhet të paraqitet në ambientet e këtij institucioni për të zhvilluar testimin e informatizuar, të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe rregullat që kandidatët duhet të zbatojnë në ditën e provimit për të shmangur përjashtimin. Në këto kushte, krahas dokumenteve të identifikimit, si dhe mandat pagesës së hyrjes në testim, mësuesit e rinj në ditën e provimit duhet të kenë detyrimisht me vete edhe kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara, vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit, dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, në rastet kur studimet janë përfunduar në një institucion të arsimit të lartë të mbyllur.

Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet se: ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi). Ky vërtetim duhet të përmbajë edhe emërtesën e plotë dhe llojin e programit të ciklit të dytë të përfunduar, vitin e përfundimit, numrin e matrikullimit, si dhe datën e diplomimit. Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit, e për rrjedhojë nuk do të mund të aplikojnë për vendet e lira të punës në strukturat arsimore publike dhe private në vend.

Për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në provimin e informatizuar që do të zhvillohet në ambientet e QSHA-së, çdo kandidat duhet të zbatojë edhe rregullat në vijim, ku: duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit, teksa duhet të jetë i pajisur me mjetet mbrojtëse për Covid-19, siç janë maska dhe doreza plastike, të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5-2 metër nga kandidatët e tjerë, të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit, si dhe të mos mbajë mjete të tjera të panevojshm

Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve, QSHA ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të kësaj qendre. Provimi do të jetë i strukturuar në tre pjesë, të cilat përfshijnë pyetjet rreth njohjes së rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pyetjet rreth pedagogjisë, metodave të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës, si dhe pyetjet specifike për profilin lëndor në të cilin mësuesi kërkon të fitojë licencën profesionale.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Sipas rregullores, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer.

Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit.

KLIKO: LISTA (arsimi fillor) 

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude