Albania

Liderët e G7 miratuan një plan shpenzimesh në përgjigje të një skeme masive investimesh kineze, përgjigjet Pekini: Iku koha kur…

Ndërsa liderët e G7-s po përpiqen të arrijnë në një qasje të unifikuar ndaj Kinës, kjo e fundit kundërpërgjigjet. Pekini ka zgjedhur zëdhënësin e ambasadës kineze në Londër, për t’iu përgjigjur krerëve të 7 ekonomive më të mëdha të botës.

“Koha kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë perënduar. Ne besojmë se vendet, qofshin të vogla apo të mëdha, të fuqishme apo të dobëta, të varfra apo të pasura, janë të barabarta çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit nga të gjitha vendet”, citohet nga Reuters zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Londër.

Gjatë samitit të G7-s, liderët miratuan një plan shpenzimesh në përgjigje të një skeme masive investimesh kineze.

Analistët thonë se presidenti amerikan, Joe Biden është i vendosur që fuqitë perëndimore duhet të veprojnë tani për t’iu kundërvënë Kinës të rimëkëmbur.

Ditën e sotme, udhëheqësit e G7 pritet të lëshojnë një deklaratë përmbyllëse duke premtuar më shumë mbështetje financiare për vendet në zhvillim të goditura nga kriza e klimës dhe fonde për projektet e infrastrukturës në botën në zhvillim, një alternativë ndaj programit ambicion kinez “Belt and Road”.

SHBA ka gati për këtë një plan rival të emërtuar Build Back Better World (B3W). Skema ka ndihmuar në financimin e trenave, rrugëve dhe porteve në shumë vende, por është kritikuar se disa i ka ngarkuar me borxhe.

Të shtunën, shtatë demokracitë më të pasura të botës ranë dakord se plani i tyre i infrastrukturës do të ofrojë partneritet “të drejtuar nga vlerat, me standarde të larta dhe transparente”.

Megjithatë, ka paqartësi lidhur me mënyrën e financimit të këtij projekti, por edhe mes vetë liderëve nëse duhet ta shohin Kinën si partnere, konkurrente apo kërcënim për sigurinë.

i.b. / dita

Football news:

Khramtsov's gold is heroism: he fought at the Games with a broken arm. Victory of Maxim-in memory of mom
Kepa on the conflict with Sarri in the League Cup final: This is a huge misunderstanding. I didn't have an injury, I just wanted to buy time and help the team
Manchester United has agreed the transfer of Varane with Real Madrid for 41 million pounds, including bonuses
Newcastle want to sign Tuanzebe. Defender will leave Manchester United due to Varane's transfer
Former Juventus player Giovinco is close to moving to PAOK
Kepa pro Premier League: The hardest league for goalkeepers. But I quickly adapted
Manchester United buy Varan from Real Madrid for 50 million euros and bonuses. Medical examination - on Wednesday, Manchester United and Real Madrid agreed on the transfer of defender Raphael Varane, the journalist Gianluca Di Marzio informs. The deal is estimated at 50 million euros, and Real Madrid can also receive various bonuses. The Frenchman will undergo a medical examination in Manchester in two days