Albania

“Ligj për Presidentin”, Meta kërcenon mazhorancës: Ta provojnë të më shkarkojnë, nëse duan të shpërndaj Parlamentin

Ilir Meta i pyetur rreth nismës së mazhorancës për të krijuar një ligj për Presidentin dhe kufizimet e tij, ka ngritur tonet duke thënë se nuk ka ligj-antikushtetues që kufizon presidentin.

Ai ka sfiduar mazhoracnën duke thënë se ta provojnë që ta shkarkojnë dhe të shohin se kush shkarkohet para, duke u kujtuar kështu shpërndarjen e parlamentit.

“Se çfarë bën mazhoranca është një zgjedhje e saj,. Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të kushtetutës. Thelbi është zgjedhjet e lira dhe pluralizimi politik.

Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar e të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti mund të frikësohet apo intimidohet të përmbush misionin e tij. Që të jetë presidenti i 25 prillit.

Nëse ky Parlament nuk i mjafton rekordet negative padyshim që do ngelet si parlamenti i 1 prillit nëse nuk reflekton. I pari është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

E përshëndes opozitën që ka mbështetu hapjen e listave 100%. I bëhet mirë demokracisë. Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt që edhe po t’mos e kishit dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, gratë e Shqipërisë do ua kalonin grave Bjellorusisë.

Se kur ngrihen ata. gratë e Shqipërisë kur ngrihen do tu duket e madhe edhe vrima e miut. Nuk flemë gjumë deri më 25 prill. Këto zgjedhje janë një domosdoshmëri.” tha Meta.

“Nuk ka ligj anti kushtetues nga një parlament si ky që e pengon presidenti që të përmbush misionin e tij. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin. 3 me 0.

Pavarësisht nga miliardat e shpenzuar. Ky është presidenti i popullit të 2 marsit. Nuk është i LSI dhe opozitës. Është shtuar populli dhe prapë kërkon shpërndarjen. Duan të shpërndahen para 25 prillit.

Unë këtu jam ta provojnë. Duan të më shkarkojnë unë këtu jam. Presidenti ka respektuar dhe do e respektoj” tha Meta.

Football news:

Eriksen on why he doesn't play enough for Inter: Ask Conte
Alisson on van Dijk's injury: It was an optional action by Pickford, 100%
For public Masturbation, midfielder anjera El-Melali was sentenced to 18 months in prison on probation
We continue to collect the best team in history. Now the right-wing defenders of the
Ryan Giggs: It may be 15-20 years before the Manchester United title
Galaxy fired head coach Skelotto
Gattuso about 1:0 Sociedad: match depended, decide whether Napoli the task of advancing to the playoffs the Europa League more than half