Albania

Limaj në Kaçanik thotë se Nisma ua ka prishur kalkulimet shumë parashikuesve

Skeptikët, sipas tij, kanë përshkruar skenar të ndryshëm për Nismën kur kjo parti ka dalë në skenë.

Ka thënë se nuk është lehtë të futet një projekt politik në skenën kosovarë. Por, krejt kjo, sipas tij, është arritur falë një vendosmërie e përkushtimi të jashtëzakonshëm të aktivistëve e themeluesve të Nismës.

Limaj, ka thënë se Nisma nuk do t’i ndryshojë qëndrimet dhe parimet e veta për asnjë kusht dhe motiv.

“Kanë harruar që ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga populli. Ne nuk presim njerëzit me në ardhë në zyre, ne shkojmë të ta. Ne ju rrimë afër. Duhet me pas përkushtim, vendosmëri e besim për të pasur një subjekt politikë dhe ne i kemi pasur tria këto”, ka thënë Limaj në Kuvendin e Punës të degës së Nismës në Kaçanik.

Më tutje, Limaj ka thënë se dega e Nismës në këtë komunë tashme është më e fuqishme dhe më e konsoliduar për zgjedhjet e reja kurdo që ato mbahen.

Limaj ka folur edhe për zotimet e Nismës në zgjedhjet parlamentare. Katër zotimet e Nismës, sipas tij, janë të përfshira në programin qeveritarë dhe po punojnë fort në realizimin e tyre.

Qytetarët, sipas tij, kanë krijuar simpati për Nismën edhe nga njerëzit të cilët nuk e kanë votuar Nismën Socialdemokrate.

Ai ka thënë se subjekti të cilin ai e drejton është në rrugë të drejtë.

Kryetari i Degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka ka thënë se mbështetja e qytetarëve të Kaçanikun në Nismën Socialdemokrate po rritet çdo ditë e më shumë.

Çaka tha se programi socialdemokrat i Nismës po përqafohet më të madhe nga qytetarët e kësaj komune.

Ai është shprehur optimist se fuqia e Nismës në këtë komunë do të jetë shumë më e madhe se sa është tani pas zgjedhjeve të ardhshme komunale

Football news:

Thibaut Courtois: to take the title, you have to suffer. It is not easy to win every match
Antonio Conte: I will not hesitate before leaving if Inter are not happy with what I am doing
Diego Godin: Inter will do everything to keep second place. Now we need to think about how to catch up with Juventus
Harry Maguire: Manchester United want to fight for trophies
Zidane on the victory over Granada: real suffered as a team. Two more games, we haven't won La Liga yet
Real have won 11 games with a minimum score in La Liga for the first time in 11 years
Akinfenwa after Wycombe's exit to the championship: the Only person who can charge me even more is Klopp