Albania

Lulzim Basha: Çdo jetë e humbur nga COVID-i e ngarkon Ramën me përgjegjësi penale, do mbajë përgjegjësi direkt pas 25 prillit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat për qeverinë se po fsheh numrat e të infektuarve me COVID-19.

Për shifrat e larta të rasteve ditore, Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Kur dikush ka simptoma dhe duhet të bëjë testin i duhet të presë 3-6 ditë për të bërë testin dhe 4-5 ditë të marrë përgjigjen, ky është realitetit në Tiranë, me keq në rrethe.

Në këtë mënyrë numri i të infektuarve mbahet i ulët, por edhe rastet në Shqipëri mbahen të fshehta, sepse Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë. numri i lartë ka si shkak mos marrjen e masave deduktuese dhe parandaluese, gënjehet kur thuhet e kundërta, fshihen pas sakrificës së mjekëve, me tendera sekret.

Kur nuk teston natyrisht nuk zbulon dhe nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit.

565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave këtë javë, me këto lekë mund të ishin bërë 14 mijë tamponime, me këto para”, tha AI.

Basha bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama për jetët e humbura nga COVID-i, pasi sipas tij është pakujdesi nga ana e tij.

“Jemi në humnerë, dhe çdo jetë e humbur e ngarkon atë me përgjegjësi penale. Çdo vdekje për shkak të kësaj pakujdesie është vepër e Edi Ramës, se pa të shteti shqiptar nuk do kishte shkuar deti këtu ku i merr taksat dhe paguan mafia e plehrave”, tha Basha.

Football news:

Juventus for the first time in the 123-year history of the club played without the Italians in defense and goal
Koeman on 4:0 with Dynamo Kyiv: Today was the Barcelona we want to see
Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season