Albania

Manastirliu: Kemi vaksinuar 10 % të numrit total të popullatës

TIRANË, 20 prill/ATSH/ “Fushata e vaksinimit po ecën me ritme të shpejta. Jemi të vendosur që të intensifikojmë këtë proces. Kjo është arritur në saj të punës kolosale. Drie më tani shumë vende të rajonit janë duke ecur me ritme të ulëta”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë një interviste në medie.

Sipas Manastirliut, ne jemi përgatitur dhe e kemi treguar se jemi duke ecur me ritme të shpejta.

“Sa më shpejt vaksinon, aq më shpejt ul ritmin e infektimeve. Kemi vaksinuar 10 % të numrit total të vaksinimit duke iu referuar popullatës. S’kemi se si të gënjejmë me këto shifra. Deri më tani janë rreth 700 mijë doza vaksinash që kanë hyrë në Shqipëri”, u shprhe më tej Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se do vijojmë të kemi dhe vaksina të tjera në javët në vijim.

“Ne do të vijojmë kalanderin e vaksinimit dhe presim doza të tjera të vijnë. Nga maji priten rreth 40 mijë doza. Do zgjerojmë edhe kategorinë e riskut. Çfarë na tregoi kjo pandemi është se ka shumë situata të panjohura. Ende nuk mund të kemi konkluzione finale”, u shpreh ajo.

Sipas ministres, nëse situata epidemiologjike në Shqipëri është e kontrolluar, rastet me spitalet, dhe kemi ulje të fataliteteve, kjo i dedikohet masave që kemi ndërmarrë, të cilat kanë qenë të shënjestruara.

“Në grupet ku ka ndodhur dhe vaksinimi, vihet re një rënie e infektimeve. Çdo strategji që është ndjekur ka pasur një impakt. Sot jemi në këto shifra falë masave dhe punës që është bërë në sistemin shëndetësor për të ndjekur pacientët dhe për të vaksinuar. Unë besoj se kjo lidhet me vendime teknike të ekspertëve. Çdo shtet kur ndërmerr një masë, e bazon në vendimet e strukturave të ngritura, që bazohen në të dhënat shkencore. Ajo që vihet re, do të ketë një reflektim edhe për Shqipërinë pasi tendenca në ulje e infektimeve ditore, do të sjellin një relaksim të masave”, deklaroi ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG
Ronald Koeman: I hope that the VAR and the referees will make fair decisions for us and for Atletico
Ramos is unlikely to play against Sevilla. He has been out of the Real Madrid squad for two days