Albania

Manastirliu: Mirënjohje për secilin prej 13,820 infermierëve, që janë zemra e sistemit tonë shëndetësor

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e mbajtur në aktivitetin që u zhvillua sot në Tiranë në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, vlerësoi rolin dhe kontributin e infermierëve që kanë punuar ditë e natë, orar pa orar për t’iu gjendur pranë atyre që ishin në ditë të vështira dhe po luftonin për jetën.

“Në këto muaj të vështirë pandemie, kam kujtuar shpesh Florence Nightingale, apo siç njihet nga të gjithë si “Zonja me llampë”, mishërim i misionit të infermierëve, e cila thoshte se: “Jam mëse e bindur se heronjtë më të mëdhenj janë ata që bëjnë detyrën e tyre të përditshme, teksa bota vërtitet si e marrë”, – tha Manastirliu.

“Ju jeni mishërim i kësaj përditshmërie që për të gjithë ne ishte jetike, në këtë kohë kur e pazakonshmja, frika nga e panjohura dhe dhimbja për humbjen e të afërmve u ulën këmbëkryq. Nuk i harroj ato ditë të para të marsit të shkuar, kur gjithkush u mblodh rreth familjes, ndërsa ju i latë familjet tuaja dhe u bëtë familja e atyre që vuanin nga një virus tinzar e i rrezikshëm që tronditi edhe Shqipërinë tonë, si botën mbarë. Dhe sot e gjithë ditën jeni aty, në krye të detyrës, për të bërë të zakonshmen tuaj, që për të gjithë ne është e jashtëzakonshme”, – theksoi gjatë fjalës së saj ministrja.

Shoh mes jush, vijoi ajo, infermierë me eksperiencë, me një pjesë prej të cilëve kam ndarë një copëz të rrugëtimit tim në drejtimin e QSUT-së dhe infermierë të rinj, që janë për mua një tjetër motiv krenarie.

“E them këtë, sepse janë një brez infermierësh që iu kemi dhënë mundësinë për herë të parë, të punësohen me meritë e transparencë, me një instrument të ri që ngritëm në vitin 2018: Portalin Infermierë për Shqipërinë. Sot, 3 vjet më vonë, e them me krenari se kjo është një histori suksesi, sepse janë punësuar më shumë se 3 mijë infermierë përmes këtij portali, të cilët sot e kanë një vend pune falë dijes e zotësisë së tyre. Dhe pandemia, kjo ngjarje e pazakontë me të cilën njerëzimi përballet 1 herë në 100 vjet, na dha një tjetër provë për vendimin tonë të drejtë, për t’i kthyer dinjitetin bluzave të bardha e për t’i dhënë hakën gjithësecilit, përmes punësimit me meritokraci”, – deklaroi Manastirliu.

Ajo tha se investimi për rritjen e kapaciteteve për përballimin e epidemisë u nis pikërisht nga ata që kemi më të çmuar: burimet njerëzore.

“Nuk janë pak, por 1335 infermierë, të punësuar vetëm gjatë muajve të pandemisë, të cilët iu bënë krah stafeve mjekësore në vijën e parë të betejës me COVID-19. Këto nuk janë thjesht shifra, janë vajza e gra, të rinj e të reja që kanë zgjedhur të kryejnë një mision fisnik, në shërbim të jetës. Ndaj mirënjohja ime sot shkon për çdo infermiere e infermier kudo ku shërben, nga veriu në jug, nga qendrat e largëta shëndetësore, në spitalet terciare: Mirënjohje për secilin prej 13820 infermierëve, që janë zemra e sistemit tonë shëndetësor”, – u shpreh Manastirliu.

Ministrja vuri në dukje se, “nëse sot ne ia kemi dalë të përballojmë muaj të vështirë të pandemisë, kjo pa asnjë dyshim është edhe falë forcës, kurajos, durimit, vullnetit e përkushtimit të stafeve infermierore që kanë shërbyer ditë-natë, orar e pa orar për ata që kanë patur nevojë në spitalet kovid. Pa harruar infermierët e urgjencës, mamitë dhe të cdo shërbimi, që nuk e ndalën punën për asnjë moment, në kushtet ekstreme të diktuara nga e panjohura e një pandemie që tronditi botën mbarë”.

Por pati prej tyre, vijoi ajo, që nuk e fituan dot betejën e tyre për jetën, në përballjen me virusin e rrezikshëm. “11 infermierë që humbën jetën nga COVID-19, nuk i mungojnë vetëm familjes, të afërmve dhe miqve, por janë një humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor dhe gjithmonë do t’i kujtojmë me mirënjohje e respekt”, theksoi Manastirliu.

“E teksa në spitalet kovid vijon beteja me virusin e rrezikshëm për të shpëtuar jetë, janë sërish infermierët, ekipet tona të palodhura të vaksinatorëve në të gjithë vendin, që po çojnë përpara shpresën për të dalë një orë e më parë nga tuneli i pandemisë, përmes një procesi shembullor të vaksinimit masiv të popullatës”, tha ajo.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të realizuar planin tonë ambicioz të vaksinimit masiv: për të kryer 1 milion vaksinime brenda qershorit e për të përmbushur edhe më shpejt se pranvera e ardhshme, planin kombëtar të vaksinimit. Dhe siç kemi mbështetur deri më sot mbi 5 mijë mjekë, infermierë, vaksinatorë, laborantë, punonjës të shëndetësisë në të gjithë vendin me bonusin 1 mijë euro mbi pagën, do të vazhdojmë deri në fund, kur pandemia të jetë histori e së shkuarës, një histori që shenjoi jetët tona, por nuk na gjunjëzoi! Mirënjohje për secilin prej jush dhe faleminderit nga zemra!” – deklaroi Manastirliu. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Under is Interesting for Leipzig, Bayer and Eintracht. Roma estimates the winger at 15 million euros
Vladimir Petkovic: Switzerland will play in front of 30,000 Turkish fans. We will try to turn this to our advantage
Sociedad forward Isak is Interesting for Real Madrid and Man City. The transfer is estimated at 70 million euros
Bale to Italy: We understand that Wales are an outsider, but we will give our all on the field as always
Glick after 1:1 with Spain: For Poland, the Euro is just beginning
Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro