logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Maratona e Tiranës, mbi 300 efektivë policë të angazhuar për mbarëvajtjen

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Nesër kryeqyteti do të mirëpresë për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga 42 shtete të botës.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Gjatë një interviste televizive Toni Beni, shef kontrolli i territorit Bashkia Tiranë tha se, “starti dhe finishi i maratonës do jetë sheshi ‘Skënderbej’. Në rrugët e bllokuara nuk do lejohen as këmbësorët. Janë vullnetarë dhe mbi 300 policë për mbarëvajtjen e maratonës. Edhe transporti urban do vijojë në rrugët alternative”.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 12 Tetor deri në 13 Tetor, nga ora 09:00 të datës 12 Tetor deri në orën 14:00 të datës 13 Tetor.

Gara është e organizuar në dy kategori: Tirana10K dhe Half Marathon 21 Km, të cila do të përshkruajnë thuajse të njëjtin itinerar. Starti ndryshe nga vitin e kaluar kësaj here do jetë në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas, vrapuesit e të dyja kategorive do të kalojnë në Rr. “Ded Gjo Luli” – Rr. “Kavajës” – Rr. “Ibrahim Rugova” – Shëtitorja “Lasgush Poradeci” – Shtegu i Biçikletave te Parku i Liqenit – Rr. “Lek Dukagjini” – Sheshi “Nënë Tereza” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rr. “Gjergj Filipi” – Rr. “Papa Gjon Pali II” – Bulevardi “Bajram Curri” – Rr. “George W. Bush” – Rr. “Abdi Toptani”  dhe për të arritur finishin, që sërish do jetë Sheshi “Skënderbej”.

Kategoria Tirana 10K do ta përshkojë këtë itinerar vetëm një herë, ndërsa Half Marathon 21 Km do ta përshkojë dy herë, plus 1 mijë metra më shumë në rrugën e “Kavajës”.

Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Themes
ICO