Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Maratona, sekretet e Klodiana Shalës si të vraposh gjatë dhe pa u lodhur

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Dy ditë nga Maratona e Tiranës, rekordmenia e atletikës Klodiana Shala ka ndarë disa sekrete për të gjithë garuesit e së dielës në Tiranë.

E ftuar në një studio televizive, atletja shqiptare me 4 medalje ndërkombëtare ka dhënë disa këshilla të vyera për ata që nuk janë profesionistë.

“Jo të gjithë janë profesionistë, prandaj quhet Maratona e Tiranës dhe jo maratonë profesioniste. E para është që në fillim të bëjmë pak nxehje që të vëmë muskujt në punë. Shumë e rëndësishme është që të bëjmë pjesën e streching-ut, krahun e majtë, krahun e djathtë, pjesën e muskujve, tërheqim këmbën nga mbrapa dhe tërheqim muskujt e këmbës para, pra bëjmë një nxehje të kaviljeve. Që të mos kontraktohemi që në fillim absolutisht është e rëndësishme që ne të bëjmë një streching pak më të gjatë. Vijmë 40 minuta para se të marrim pjesë në orën 10:00 që është starti,” tha Shala.

Nga ana tjetër ajo shtoi se për një finish të mirë duhet një start i ngadaltë.

“Një start jo i fortë, sepse nuk mund të nisemi të gjithë fort se do të gabojmë. Do të kemi një start normal, thjesht mos të dëmtohemi me njëri-tjetrin dhe mos të shtyjmë me bërryla, sepse aty ka dhe aksidente. Kjo është një maratonë e bukur për të dhënë shembull dhe jo për t’u vrarë. Një ecje më shpejt se vrapi, pra ecje sportive derisa ne ta përfundojmë. Marrim frymë sa më shumë, sepse oksigjeni është shumë i rëndësishëm, mos të na shkojë laktati në tru për bllokimin e komplet muskujve, thithim sa më shumë me hundë dhe e nxjerrim me gojë. Kur ndjejmë lodhjen dhe pak pjesën e ngërçeve, se ndoshta ka edhe nga ata që i zë ngërçi, një streching gjatë rrugës, pushimi, frymëmarrje e thellë që oksigjeni edhe gjaku të na qarkullojnë sa më mirë,” theksoi atletja e njohur.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.