TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 415 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 415 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCOVID.

Në çdo monitorim nga Taskforca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.

AKU ka informuar se “në një subjekt është bërë bllokimi i një sasie prej 1036 kg (ulli i konservuar) deri në dalje të rezultatit të mostrës së dërguar në ISUV. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 47 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit”.

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.