logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Mat, nis aksioni për heqjen e kioskave në qytetin e Burrelit

TIRANË,13 shtator /ATSH – I. Vata/ Bashkia Mat nisi sot aksionin për heqjen e kioskave të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike të qytetit të Burrelit.

“Kioskat dhe barakat e vendosura vend e pa vend në qytetin e Burrelit, ku kishin zënë një pjesë të madhe të hapësirave publike, ishin të jashtëligjshme dhe i jepnin një pamje të shëmtuar qytetit”, tha kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj.

Ai shtoi se sot u bë e mundur heqja e disa prej tyre dhe puna do të vazhdojë edhe për lirimin e hapësirave të tjera në çdo cep e vend ku ka të tilla.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkëpunojmë për të mirën e vendit tonë. Pazari i ri dhe tregu i fruta-perimeve ofrojnë shërbimet e duhura për çdo qytetar dhe tregtar, prandaj nuk është e nevojshme dhe e drejtë që të zaptohen hapësirat publike”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO