Albania

Mbërrijnë 7020 doza të tjera vaksinash Pfizer/ Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se kanë mbërritur në vend edhe 7020 doza të tjera vaksinash Pfizer, me të cilat do të vijojë vaksinimi antikovid.

” 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund”, u shpreh Rama.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, u shpreh kryeministri Rama.

“Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, tha Rama.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 260,000 vaksinime, ndërsa aktualisht është hapur fasha 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, do të prioritizohen të sëmurët kronikë. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude