TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Në aeroporti “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 50,000 doza të vaksinës Coronavac .

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili thekson se me mbërritjen e kësaj sasie është kaluar mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend.

Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit dje të qendrës shëndetësore verore në Malin e Robit, Golem, deklaroi se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave gjatë ditëve në vijim, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.