Albania

Mbi 100 mijë vaksina PFIZER pritet të sigurojë Kosova

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech, në periudhën nga muaji prill deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve.

Si të regjistroheni për të marrë vaksinën kundër COVID-19? Kosova, deri më 12 prill, ka regjistruar mbi 98,341 raste me koronavirus dhe 1,996 viktima.

m.m/ dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude