Albania

Mbi 1000 persona të infektuar me Covid-19 nuk kanë vendime për izolim

Mbi 3,500 raste aktive të pacientëve me Covid-19 janë të regjistruar vetëm në Shkup, por vendime për izolimin e këtyre pacientëve sipas MPB-së kanë vetëm mbi 2 mijë. Kjo nënkupton se numri i të infektuarve që mund të dalin lirshëm nëpër qytet është shumë i lartë për shkak se Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar nuk arrin të procedoj të gjitha vendimet me kohë. Autoritetet thonë se nuk ka kuadër të mjaftueshëm në Inspektorat, ndërkohë Alsat mëson se vet drejtoresha e këtij inspektorati, Irinka Buhova ka marr pushimin vjetor dhe aktualisht gjendet jashtë shtetit.

JANË NË PROCES TË MARRJES SË VENDIMEVE SEPSE NË ISHSHS KA AQ KUADRO, SISTEMI YNË NUK ËSHTË I DIMENSIONUAR PËR NJË PANDEMI TË ÇFARËDO SËMUNDJEJE. NE KEMI AQ EPIDEMIOLOG DHE INFEKTOLOG QË NUK MUND TË BËJMË TË RI BRENDA NATËS. ISHSHS PËRGATITË VENDIMET DHE ATO I DORËZON SISTEMATIKISHT, ATJE KA 5-6 NJERËZ DHE ATA PUNOJNË DITË DHE NATË, TANI U NDIHMOJNË EDHE STUDENTËT, GJATË DITËS SË SOTME DHE TË NESËRME DO TË PËRGATITEN TË GJITHA VENDIMET PËR IZOLIM – THA ZHARKO KARAXHOVSKI, DREJTOR I KSI.

Karaxhovski ishte i prerë edhe për shtrimin e gjobave për qytetarët që nuk i respektojnë masat aktuale restriktive. Ai thotë se ora policore është hapi i radhës në rast se nuk arrijnë të frenojnë ritmin e infektimeve nga virusi korona. Ndërkaq, Ministri Filipçe tha se vendosja e karranitës varet nga sjellja e qytetarëve. Autoritetet shëndetësore druajnë nga stërmbushja e kapaciteteve spitalore në ndërkohë që rastet e rënda mbeten jashtë klinikave. Filipçe tha se kapacitete do të shtohen në repartet ekzistuese, ndërkaq 60 internistë nga klinikat private do të aktivizohen në kovid qendrat.

KAPACITETET PLOTËSUESE PO PËRGATITET NË REPARTET SPITALORE, QËLLIMI I HAPËSIRAVE MODULARE ISHTE QË TË INFEKTUARIT TË JENË LARG PACIENTËVE TË TJERË, POR U VONUAN ME MIRATIMIN E LIGJIT. KUR U MIRATUA LIGJI, NGECËM NË DOKUMENTET PËR MARRJEN E FONDEVE TË BANKËS BOTËRORE, POR SHPRESOJ QË DERI NË FUND TË VITIT TË BËJMË GATI, TË PAKTËN NJË PJESË TË ATYRE 16 SPITALEVE MODULARE QË JANË PARALAJMËRUAR PËR 16 QYTETE – THA VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË.

Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të rritë numrin e testimeve ditore në Shkup për rreth 350.
Sipas statistikave rreth 80% e pacientëve janë asimptomatik, 12% të tjerë me simptoma të lehta dhe pjesa e mbetur me pasqyrë të rënduar klinike. Shifrat e fundit tregojnë se komunat si Aerodromi, Karposhi dhe Qendra mbeten vatër e virusit korona në vend.

Football news:

Koeman on 4:0 with Dynamo Kyiv: Today was the Barcelona we want to see
Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season
Holand has scored 15 goals in the Champions League the fastest. 7 games better than the record