Albania

Me pasaportë vaksinimi dhe me tampon/ Tomini: Shqiptarët nuk do të pengohen për të lëvizur

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Shqiptarët nuk do të pengohen këtë verë për të udhëtuar jashtë kufijve të vendit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha sot në një intervistë televizive se edhe nëse vendet europiane nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse, shqiptarët do të udhëtojnë me tampon.

“Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit, është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare absolutisht nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë, nuk do të privohet, dhe nuk mund të privohet nëse kemi disa alternativa”, u shpreh ajo.

Ndërsa personat që e kanë kaluar COVID, nuk mund të udhëtojnë vetëm me vërtetim, pasi testi serologjik nuk përmban barkodet që njihen në kufi. Ato janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit ose tek rezultati i tamponit.

“Ka individë, të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen, por nuk reflektojnë në gjak prezencën e antikorpeve, prandaj është shumë e rëndësishme që për në të gjithë vendet, edhe për individët që kanë kaluar sëmundjen të kryejnë tamponin 48 orë përpara udhëtimit, apo 72 orë në varësi të vendit nga largohemi”, tha Tomini.

Deri tani asnjë vend në Europë nuk ka dalë me vendim final për të lejuar apo jo turistë nga vendet jashtë unionit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse