Albania

Me PS taksa zero për biznesin deri në 2029

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se, “biznesi i vogël do ta ketë taksën zero dhe zero do ta kenë me Partinë Socialiste deri në vitin 2029”.

Rama tha se, “Luli i ofron të gjithëve zgjidhje magjike, Ti je një nënë e re dhe ke probleme ekonomike, s’ka problem ta mban Luli fëmijën. Ti je një djalë i ri por nuk di si t’ja bësh, Luli thotë martohuni, lekët ua jap unë. Po s’kemi shtëpi, Luli s’ka problem do ju japim shtëpi dhe kreditë do ua paguaj ne. Ke probleme me sigurimet shoqërore, po çfarë problemi ka, voto numrin 9 dhe sigurimet ulen 9 herë. Pastaj ngrihet pensionisti dhe thotë se pensionin e kam të të ulët, Luli thotë s’ka problem voto Nr. 9 dhe 9 herë të ngrihet pensioni. Do ulet prodhimi i qumështi por i djathit do të rritet”.

Në vijim Rama kujton kohën kur Basha ishte kryetar bashkie. “Luli ishte kryetar bashkie, dhe nuk e harroj momentin kur hynte në furrat e bukës, kapte bukën dhe i thoshte shitësit më shiko në sy se unë do të vijë prapë këtu. Kjo bukë do shitet më lirë, ti do fitosh më shumë. Unë do ta ulë çmimin e bukës. Ndërkohë atij që blinte bukën, i thoshte më shiko në sy ti do ta blesh më lirë buknë, por ky do fitojë më shumë. E dini si del kjo llogari? Ka vetëm një mënyrë për ta ulur prodhimin e qumështit dhe për të rritur prodhimin e djathit duke u dhënë njerëzve sapun që ta hanë për djathë dhe ngrënia e sapunit për djathtë e ka marrë në qafë këtë vend shumë herë”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se, “me 25 prill Shqipëria nuk do ta hajë sapunin për djathë, shqiptarët nuk do të hanë sapun. Me 25 prill, shqiptarët do të vendosin që të vazhdojmë të ngjitemi. Me 25 prill do të testohet karakteri ynë. Më besoni është hera e fundit që ai zëri për të cilën u fola do të ketë kurajon të rishfaqet në këtë formë kaq vulgare, në këtë formë kaq fyese për inteligjencën e njerëzve normal, për një popull të tërë që nuk e ka për borxh sot të ketë si alternativë një komplomerat njerëzish, kartash të djegura që i shfaqen dhe i premtojë qiqra në hell. Për këtë arsye, pikërisht se është hera e fundit, do shfaqet më vonë në forma të tjera por jo në këtë formë më”.

Kryeministri Rama i ftoj shqiptarët të refuzojnë opozitën dhe ofertën e saj 0.5% të taksës për biznesin e vogël.

“Shqiptarët duhet ta refuzojnë fortë, prindërit e këtij vendi duhet ta refuzojnë, gratë, nënat, fermerët, sipërmarrësit e vegjël atyre që çohen në mëngjes dhe shkojnë hapin dyqanin duhet ta refuzojnë fort sepse ata e kanë taksën zero dhe zero do ta kenë me Partinë Socialiste deri në vitin 2029. Këto lojëra, jo do ua bëjmë 0.5, jo do t’u vëmë pullën tek xhami, jo po do ju bëjmë këtë apo atë duhet t’i refuzojnë fort. Duhet t’i refuzojnë fort të gjitha këto edhe sipërmarrësit e mëdhenj të cilëve ne nuk do ua ulim taksat, të cilëve ne do vazhdojmë t’u themi fitoni më shumë, patjetër që do të paguni më shumë, por sidoqoftë në këtë vend do të ndiheni shumë më mirë, sepse nuk mund të ndihesh mirë sado të fitosh nëse rreth e rrotull të tjerë ndihen keq”, tha Rama.

“Mos e harroni për asnjë moment se sot jemi shumë më të fort se asnjëherë tjetër. Ne dhe kur nuk e ndjeni këtë, edhe kur jeni të tërhequr poshtë nga lodhja dhe stresi i gjithë kësaj periudhe tmerrësisht të vështirë, mos e harroni dhe mjafton ta kërkoni brenda vetes dhe do ta gjeni forcën e shtuar, vlerën e shtuar të karakterit që na ka dhënë përballja në këto dy fronte të kësaj lufte të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

“Ne po fitojmë një luftë që do të kishte gjunjëzuar një elefant, dhe ne i kemi tani të gjitha arsyet që të nxjerrim nga brenda nesh më të mirën dhe të ngjitemi, të ngjitemi me besimin e plotë se me një vend kur dikush të thotë do të jap lekë ty, lekë ty lekë ty, dhe askush nuk do punojë, dhe dikush tjetër të thotë, punë, punë, punë, është puna që duhet të zgjedhim”- përfundoi Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude