Albania

Mësues dhe nxënës me COVID-19, Shkodra me numrin më të lartë të të infektimeve në veri

Në qarkun e Shkodrës janë 21 mësues dhe nxënës të diagnostikuar me koronavirus, ku numrin më të lartë e zë qyteti i Shkodrës me 10 mësues.

Kjo konfirmohet nga shefja e sektorit epidemiologjik në Drejtorinë e Shëndetit publik në Shkodër, zonja Marjeta Çela.

Ajo thotë se aktualisht në shkolla mësimi po vijon normalisht, ndërsa mësuesit janë zëvendësuar me të tjerë.

Pas një vëzhgimi në shkollat e qytetit u vu re se masat kundër COVID-19 nuk respektohen gjithmonë.

Euronews Albania u interesua pranë zyrës arsimore në Shkodër rreth situatës së COVID-19, por askush nuk pranoi të fliste.

Një situatë e pakuptimte në këtë drejtori pasi minimumi i detyrimit është informimi rreth gjendjes në shkolla në këtë periudhë aspak të lehtë për të gjithë, e aq më pak për prindërit që shqetësohen për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Megjithatë Euronews Albania ka mësuar se në Malësinë e Madhe ka dy mësues të prekur me COVID-19 , në Pukë një mësues, në Lezhë 4 mësues dhe një nxënës, ku dy nga mësuesit ndodhen të shtruar në spital, në Kurbin tre mësues, në Mirditë dy nxënës, në Kukës një nxënës dhe në Tropojë tre nxënës dhe një mësues ndërsa bashkia e Hasit ngelet e paprekur me asnjë rast në sistemin arsimor. 

Shkodra ndërkaq është edhe qarku verior me numrin më të madh të të infektuarve aktivë, ku aktualisht janë mbartës me infeksionin 494 persona.

Football news:

Van Dijk - best Central defender of 2020, Trent-right, Robertson-left (ESPN)
Massimiliano Allegri: Ronaldo is a top player in terms of mentality. He has a new goal every year
Borussia Dortmund presented a collection with Spongebob as part of a deal with Nickelodeon
Woodward on Manchester United and trophies: there is a lot of work Ahead to achieve the stability needed
Neuer - best goaltender in 2020, Alisson-2nd, Oblak-3rd (ESPN)
Liverpool are Interested in 21-year-old Leipzig defender Konate
Niko Kovac: I'm Waiting for Golovin to return. But it might be better to wait another week or two