Albania

Meta përkujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë: Një jetë dedikuar Shqipërisë

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ “Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Me këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, Presidenti Ilir Meta përkujtoi sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

“Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”. Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve”, tha Presidenti. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Claudio Bravo: In Barca and Manchester City, the goalkeeper should be a Central defender
Barca were offered Cavani and Dzeko. The club rejected them
West ham offered 23+10 million pounds for defender fofan. Saint-Etienne refused
Andy Cole on £ 109m for Sancho: it's crazy money. Manchester United will not spend them at random
Juventus loaned Luca Pellegrini to Genoa
Palace, Brighton and Sheffield want to buy Brewster. Liverpool ask for 25 million pounds
Milan have offered 4 million euros for the striker Bodo-Glimt Gauge. He scored them in the Europa League