Albania

Meta publikon denoncimin e Shoqatës së Emigrantëve në Greqi: Vendosja e karantinës pengon të drejtën tonë për të votuar

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me krimet elektorale me një letër dërguar institucioneve të shteti, partive politike, ambasadave të akredituara në Shqipëri si dhe OSBE/ODIHR.

Në letrën e dërguar nga Presidenti kërkohet që të merren  masave urgjente lidhur me pengesën për të votuar të emigrantëve shqiptarë.

“Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi .Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore”, thuhet në në reagimin e Presidentit.

Po ashtu në letrën e Presidentit, thuhet se “nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze”.

“Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar. Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës. Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme”, thuhet në letrën dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Ornela Zonja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude