Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mickoski: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare ka shprehur shqetësim se kryeministri në largim, Zoran Zaev mundet që në ditët e fundit të mandatit të tij të nënshkruaj një marrëveshje të re me Bullgarinë, me të cilën siç u shpreh Mickoski, pjesërisht ose plotësisht do ta pranoj Rezolutën e votuar në parlamentin bullgar në vitin 2019.

“Kjo paraqet asimilim të plotë të popullit maqedonas dhe sulm direkt ndaj identitetit të popullit maqedonas.

Meqenëse është në ikje jam i shqetësuar se mund të bëjë këtë hap, ndërsa pasojat do t’i paguajmë të gjithë ne”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu u shpreh i zhgënjyer me lëvizjen e kundërshtarit tonë politik, për caktimin e kongresit të partisë së LSDM-së për një ditë me atë të OBRM-PDUM-së.

“Jam i zhgënjyer me lëvizjen e kundërshtarit tonë politik, sepse është politikisht e pakulturuar të caktoni Kongresin tuaj në të njëjtën ditë kur e ka caktuar partia opozitare. Ne e kishim planifikuar datën muaj më parë”, tha Mickoski.