Albania

Mineralet kryesojnë eksportet, 1/3 shkon drejt Spanjës

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Eksportet shqiptare, kryesisht drejt tregjeve europiane njohën rritje me gati 40% përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti, ndërsa peshën më të lartë e mbajti grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike shënuan rritje me 18,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa në vlerë ato llogariten 24,7 miliardë lekë nga 15,5 miliardë lekë që ishin në 5-mujorin e 2019-s.

Referuar INSTAT, gati 1/3 e eksporteve të mineraleve shkuan drejt Spanjës. Në vlerë eksportet e mineraleve drejt Spanjës llogariten 8,6 miliardë lekë.

Rritja në vlerë e eksporteve të mineraleve u diktua jo vetëm nga shtimi i sasisë së eksportuar, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e mbledhura në buxhet përmes rentës minerare nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 197.8 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 13.2% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020 dhe rritjes së çmimit të mineraleve.

Nga rritja e sasisë u arkëtuan 21 milionë lekë më shumë në buxhet, ndërsa nga rritja e çmimit u mblodhën 18 milionë lekë më shumë në buxhet. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Yuriy Semin: Shevchenko has a lot of trump cards to lead the European top club
Flick about Muller and Hummels: There is no age at which players will be excluded from the national team
Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation
Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players