TIRANË, 19 maj/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e Turizmit të rajonit, ku diskutuam mbi përpjekjet e përbashkëta për promovimin e turizmit të vendeve tona.

Po ashtu në në këtë video-konferencë u diskutua edhe mbi hapat që duhet të ndërmerren, në respekt të vendimeve të organeve të shëndetësisë, për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

“Këto janë elemente të rëndësishme në rivitalizimin e industrisë së turizmit, e cila është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së rajonit”, tha Klosi.

Ai theksoi rëndësinë e “promovimit të destinacioneve turistike atraktive dhe të sigurta pas periudhës së pandemisë”.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.