Albania

Ministri serb fyen Albin Kurtin: Për të nisur luftën mjafton një budalla dhe ai ndodhet në Prishtinë

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “budalla”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur rreth zhvillimeve në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini për mediat serbe.

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar. “Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre”, është shprehur Vulin.

Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.

“Pyes veten se cila është alternativa e BE -së, ne duhet të mendojmë për të. Ata padyshim kanë treguar se nuk ka asgjë prej tyre, nënshkrimi i tyre nuk vlen asgjë. Pyetja këtu është nëse BE -ja ka ndonjë kredibilitet për të vazhduar bisedimet, nëse mund të jetë mbrojtësja e bisedimeve tona, nëse nënshkrimi i saj nuk respektohet. Unë nuk jam i sigurt se kush nuk respektohet këtu. Nëse Kurti është BE, apo vetë BE-ja, nuk jam i sigurt”, ka vazhduar Vulin/KOHA.NET

o.j/dita

Football news:

Samuel Umtiti: I love Barca, I want to succeed here. I can't imagine myself in another club
Jamie Carragher: Manchester United need a new coach. Sulscher will not win the Premier League or the Champions League, he is not at the level of Klopp, Tuchel or Pep
Antonio Cassano: Ronaldo is not even in the top 5 of the best in history. Messi, Pele, Maradona, Cruyff and Ronaldo on another level
Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211