Albania

Miratohet struktura organizative e personelit të përkohshëm të KQZ-së

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi sot një projektligj dhe strukturën organizative të punonjësve të përkohshëm, që do të rekrutohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Për këtë të fundit, të pranishëm në seancën dëgjimore online ishin  Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Celibashi argumentoi nevojën e KQZ për rekrutimin e përkohshëm të 347 punonjësve, që sipas tij janë vetëm 5 më tepër nga punonjësit e rekrutuar në procesin zgjedhor të vitit 2017.

Më tej Celibashi sqaroi se personeli që do t’i shtohet KQZ-së, do të jetë i organizuar sipas strukturës dhe organikës së re, që u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë përpara disa javëve dhe do të jenë: specialistë juristë, specialistë IT, specialistë të trajnimit, edukimit të zgjedhësve, specialistë të burimeve njerëzore e të shërbimeve të logjistikës, operatorë, etj.

Deputetja Klotilda Bushka gjatë relatimit të saj vlerësoi se kërkesa e KQZ është e drejtë, duke theksuar se, “është një detyrim që e kemi nga Kodi Zgjedhor që të pajisim KQZ me punonjës me kohë jo të plotë pune, në mënyrë që të realizohen të gjitha halllkat e procesit zgjedhor”.

Në përfundim të diskutimeve, me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, Komisioni miratoi strukturën organizative të personelit me kohë jo të plotë pune të KQZ-së.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, nismë e deputetit Alket Hyseni.

Të ftuar në mbledhje nga Ministria e Drejtësisë ishin zëvendësministri Klajd Karameta dhe Besmir Beja, Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit, si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kujtim Luli.

Deputeti Adnor Shameti gjatë relatimit të tij sqaroi se ndryshimi që propozohet ka të bëjë me një nen të ri që mbulon fushën e marrëdhënieve të Prokurorisë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ky nen synon të plotësojë mungesën e informacionit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve pasi evidentohet se çështjet penale zgjaten me vite në hetim dhe gjykim dhe publikut nuk i bëhet me dije veprimtaria e institucioneve për hetimin dhe përfundimin e gjykimit apo ekzekutimit të tyre”, sqaroi Shameti, duke shtuar më tej se nisma i është nënshtruar procesit të konsultimit publik me një sërë institucionesh dhe organizatash vendase dhe ndërkombëtare.

Pas diskutimeve, komisioni vendosi shtyrjen e shqyrtimit në parim të nismës në mbledhjen e radhës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Girona posted a meme with a cat dancing to the polka after the victory over Espanyol
Levandovsky has 500 goals in his career. Only Ronaldo, Messi and Zlatan have scored as many of the current players
Real Madrid director Butragueno on Modric: Such players make football better. The fact that he is in our team is a luxury
Neymar has included Zlatan, Beckham, Buffon, Weah and seven Brazilians in the PSG legends squad
Greenwood is the youngest scorer of the goal against Liverpool for Manchester United after Rooney
Barcelona without Messi does not lose 12 matches in a row
Ronald Koeman: Barcelona played their 7th game away in a row. We are far behind Atletico, but we will fight