Albania

Mos i fryni më atyre pipëzave të ndarjes Jug-Veri, o “trima” të opozitës!

Njerëzit e opozitës ndërkohë që pretendojnë të vijnë në pushtet për të qeverisur Shqipërinë, i kanë fryrë edhe një herë publikisht, pipëzave të një teze të rrezikishme; asaj të ndarjes jug- veri të vendit.

Përveç të tjerash kjo është një tezë që i ka kushtuar shumë të djathtës shqiptare, si politikisht ashtu edhe elektoralisht, në këto 23 vitet e fundit. Ndaj thjeshtë duhet shmangur.

Duke ndjekur fazën e procesit të brendshëm në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se “ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar”.

Në këtë rast nuk ka rëndësi për të bërë një bilanc konkret sesa ka investuar qeveria socialiste në 7-8 vitet e fundit për Rilindjen Urbane në qarqet e Fierit, Korçës, Beratit, Vlorës apo Gjirokastrës. Në projektin e 100 fshatrave, për ujësjellësa, infrastrukturën rrugore, turizëm e të tjera me radhë. Aq më pak ka rëndësi serioziteti i kësaj deklarate, e thënë në krah të Dash Alikos, ish Kryetarit të Komunës së Lazaratit të famshëm të drogës së periudhës së qeverisjes së PD!

E rëndësishme është që të kuptohet se politikisht, kjo tezë e ushqye gjatë protestave popullore antifajde të vitit 1997, sot është e mira për të gjithë ne që ajo të harrohet. Presidenti i atëhershmëm Sali Berisha u përpoq të shpëtonte nga rrëzimi prej pushtetit, përmes strategjisë së kundërvënies ndaj jugut të vendit, nëpërmjet njerëzve të armatosur jashtë strukturave shtetërore, të rekrutuar më së shumti në veri. Dhuna ua errësoi aq shumë arsyen atë vit të mbrapshtë, sa shkuan deri atje që të flisnin hapur për një ndarje jug-veri, tezë kjo e gjithë armiqve historikë të Shqipërisë.

Kjo bëri që Partia Demokratike ta ketë patur gjithmonë të vështirë, mbështetjen politike dhe elektorale në jug, përgjatë këtyre viteve. E atëherë kur gjërat po reklasoheshin, sepse koha i shëron plagët, hidhen sërisht në publik teza për “diskriminimin e Jugut”, “të Shqipërisë së Mesme” apo “të Veriut”?! Mbështetësit historikë dhe votuesit tradicionalë e besnikë të Partisë Demokratike, nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë, të ndarë sipas kësaj optike. Ndaj edhe liderët e tyre duhet ta shmangin nga diskursi publik një qasje të tillë.

Përveçse një tezë kundërproduktive nga ana politike dhe elektorale, ajo është e rrezikshme edhe nga ana kombëtare. Ndërkohë që po kërkojmë integrimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të Shqipërisë në BE, është thjeshtë e prapranueshme që “trimat” e opozitës apo të kujtdo krahu tjetër politik në Shqipëri, ti fryjnë pipëzave të ndarjes jug- veri./Alpenews.al

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi