Albania

Moska: Larguam me forcë një anije ushtarake amerikane nga ujërat ruse

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një anije e marinës amerikane “Arleigh Burke” ka lënë ujërat ruse në Lindjen e Largët, pasi është paralajmëruar se mund të goditet.

Ministria tha në një deklaratë se anija “USS John S. McCain” hyri dy kilometra në ujërat territoriale ruse, më 24 nëntor, dhe u kthye mbrapa pasi mori një paralajmërim nga anija ruse Admiral Vinogradov.

“Anija sulmuese anti-nëndetëse e Flotës së Paqësorit, Admiral Vinogradov, përdori një kanal ndërkombëtar komunikimi për të paralajmëruar anijen e huaj se veprime të tilla ishin të papranueshme dhe shkelësi mund të dëbohej nga ujërat territoriale të vendit. Pasi u dha paralajmërimi dhe anija ruse ndryshoi kursin e saj, anija amerikane u kthye në ujërat ndërkombëtare”, tha deklarata.

Një deklaratë nga Flota Amerikane e Paqësorit nuk dha detaje të incidentit, por tha se anija amerikane “shfrytëzoi të drejtat dhe liritë e lundrimit”.

Incidente të tilla janë raportuar nga Rusia shpesh në vitet e fundit, pasi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Moskës më 2014, dhe mbështetjen e saj për separatistët në lindje të Ukrainës. Shumica e incidenteve konsiderohen si jo kërcënuese.

Football news:

Sevilla have sold forward Carlos Fernandez to Sociedad for 10+2 million euros
Arteta's call to Edegor played a crucial role in the selection in favor of Arsenal
Kepa conceded 8 goals in 6 matches of the season for Chelsea
Musa could move to West Brom before the end of the season. Medical check-up-on Wednesday (Daily Mail)
Fikayo Tomori: Maldini, the best defender in history, called me and I knew I wanted to play in Milan
Benitez will not return to Chelsea if Lampard leaves, and will not take charge of Newcastle until the change of ownership
Arthur scored for Juventus for the first time. He is playing his 19th game for the club