Albania

Mourinho: Nuk di asgjë për Shkëndijën, do jetë e vështirë!

Tottenham arriti të eliminonte me shumë vështirësi Lokomotivën e Plovdivit në turin e dytë kualifikues të Europa League pas fitores në transfertë 1-2 me përmbysje, duke vazhduar aventurën në raundin e tretë aty ku do të ketë përballë Shkëndijën e Tetovës, me sfidën që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Pas Milanit, Shkëndija e Tetovës do të përballet me një tjetër skuadër të madhe në këtë kompeticion pikërisht Spurs-at. Jose Mourinho pas suksesit ndaj Lokomotiv Plovdiv dha një mendim edhe për skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë.

Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Mourinho për mediat angleze pasi ndeshjes me Lokomotiv Plovdivin.

Football news:

Barca fans believed in the early departure of Bartomeu (due to disputes over the date of the referendum). In vain: there were no thoughts of retirement, the trophies are somewhere near
Josep Bartomeu: I had no intention of resigning. Barca will have trophies this season
Zinedine Zidane: Hazard is ready. We are happy, this is good news
Zidane on ISCO's words: it's ambition. Everyone wants to play
Bartomeu about VAR: In the match against Real Madrid, a non-existent penalty was awarded. We need fair football
Ian Wright: it's a Pity Ozil isn't playing, but Arteta's tenacity is admired
Josep Bartomeu: it was Important to start a new era for Barca with Messi. The Interests of the club are above all