Albania

Në kërkim të “Novichok”-ut, Navalny: Pse Moska duhet të më kthejë rrobat

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny tha se substanca helmuese “Novichok” u gjet në trupin e tij dhe mbi të, duke kërkuar nga Moska të kthente rrobat që kishte veshur ditën kur u helmua dhe e cila është “prova kryesore”.

“Para se të më jepej transporti për në Gjermani, ata më hoqën rrobat dhe më dërguan krejtësisht të zhveshur. Duke pasur parasysh që agjenti nervor u gjet në trupin tim dhe se një infeksion kontakti ishte i mundur, rrobat janë provë materiale shumë e rëndësishme,” shkroi Navalny në blogun e tij ndërsa po shërohet në një spital në Berlin.

“Unë po kërkoj që rrobat të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë”, shtoi udhëheqësi i opozitës, një kritik i Kremlinit, raporton AFP.

Navalny, i cili u sëmur në një fluturim të brendshëm në Rusi më 20 gusht, u shtrua në një spital në Siberi dhe më pas u transportua në Gjermani, ku u zbulua se ishte helmuar nga “Novichok”, një helm nervor i prodhuar nga ekspertët sovjetikë për qëllime ushtarake.

Moska e hodhi poshtë atë mundësi, megjithë përfundimet e laboratorëve gjermanë, francezë dhe suedezë kanë konfirmuar burimin e helmimit.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny-it thanë se gjurmët e agjenit të epokës sovjetike u zbuluan në një shishe uji të gjetur në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

Në një postim tjetër në Instagram, Navalni i dha nderime gruas së tij Julia, e cila “ishte me të gjatë tre javëve që ishte në koma, duke i kënduar atij dhe duke luajtur muzikë”.

“Tani e di me siguri nga përvoja personale që dashuria shëron dhe rikthen në jetë,” shtoi kryeopozitari rus.

Football news:

Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied
AEK Carrera lost both matches in the Europa League with a total score of 1:5
Stefano Pioli: Milan have not achieved anything yet. The season is long, we will face difficulties
Mourinho 0:1 with Antwerp: the Best team won and the worst team lost
Bale did not make a performance in his first three games for Tottenham. He hasn't scored since January