Albania

Në klasë të parë do mësohet edhe Anglisht, programi i ri nis në shtator

Me nisjen e vitit të ri shkollor 2021-2022, nxënësit e klasave të para krahas alfabetit shqip do të mësojnë një lëndë të re, gjuhën angleze.

”E para është një lajm shumë i mirë për fëmijët të cilët për nga natyra janë shumë kuriozë të mësojnë gjëra të reja. Ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës përpara ekraneve, ku kryesisht lojërat filmat i shohin në gjuhën angleze. Së dyti është lajm i mirë për prindërit sidomos për prindërit e rinj modernë, ambicioz të cilët duan vazhdimisht që fëmijët e tyre të flasin më shumë se sa një gjuhë e i fusin dhe në kurse plotësuese për t’i mësuar dhe sigurisht është një lajm shumë i mirë për mësuesit e gjuhës angleze që do të punësohen më shumë”,-tha Elsa Sheqi, mësuese e gjuhës angleze, në shkollën ”Asim Vokshi”.

Ministria e Arsimit ka miratuar programin mësimor që do të zhvillohet për të vegjlit. Zbatimi i tij pritet të ketë sfida sidomos në vitin e parë që do të jetë risi. Edhe pse nxënësit do të ngarkohen më shumë, pasi një lëndë më tepër për ta do të thotë një palë detyra më shumë, sipas mësuese Elsës përfitimet do të jenë më të mëdha në të ardhmen. / KJ

Football news:

Man City is ready to pay Kane 21 million euros a year (Nicolo Skira)
Benfica will pay 15 million euros for Yaremchuk. The forward of the Ukrainian national team is already in Lisbon
Ex-director of Barca Braida: Pjanic wants to return to Juventus. We spoke with him three or four days ago
Hames Rodriguez: I do not know where I will play. My cycle at Real Madrid is over
Mkhitaryan on relations with Mourinho: What happened in Manchester remains in Manchester
FIFA and UEFA rejected the request of the Basque Country Football Federation for recognition as an independent member of organizations from Spain
Belarus will host the 2022 World Cup qualification matches at the Tsentralny Stadium in Kazan