Albania

Në Kosovë si Murgeshë, në Shqipëri si Prostitutë

Mero Baze

Albin Kurti i dha fund pjesës së parë të fushatës së tij elektorale në Shqipëri, duke prezantuar kandidatët e tij në Lezhë (Skënderbeu) në Tiranë dhe në Gjirokastër (Enver Hoxha). 

Është po ashtu e qartë se Albin Kurti tanimë është pjesë e padeklaruar e koalicionit opozitar në Shqipëri. Kjo është një zgjedhje e tij. Por në këtë rast ka vepruar si frikacak se do të duhej të futej me logon e “Vetvendosjes” dhe jo të testonte me tre anonimë, sa për të justifikuar mbështetjen e tij për Ilir Metën dhe Sali Berishën. 

Eshtë e vërtet se Shqipëria padyshim ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim mbrapa. Rreshtimi I Albin Kurtit me Sali Berishën dhe Ilir Metën, është ndryshimi më regresiv që mund të mendohet për Shqipërinë. Dhe është e kundërta e asaj që Albin Kurti pretendon se ka bërë në Kosovë.

Nëse në Kosovë, Kurti lavdërohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike, në Shqipëri po angazhohet të nxjerr nga varri e të ringrej të vdekurit e korrupsionit , vrasjeve politike dhe hajdutët e votave. 

Dhe arsyeja është se ai kërkon ti dominoj opozitarët tanë q ëi ka gjetur në ditë të keqe. Ai këkron që ata ta shikojnë si shpëtimtar, si njeri që i nxorri nga balta dhe i riktheu në pushtet dhe të jetë tutori i tyre, pavarësisht se sa dëm i bën kjo Shqipërisë.

Nga ana tjetër me delirin e tij si “lider mbarëkombëtar” Albin Kurti po I bën një shërbim të keq Kosovës në Shqipëri. Asnjë lider I Kosovës deri më sot, prej vitit 1991, nuk e ka lejuar veten të përdoret për luftë politike në Shqipëri. Edhe kur Berisha tentoi të përdor Ibrahim Rugovën, ky I fundit u tërhoq në punët  e veta, duke e injoruar atë.

Më tej pas luftës, edhe pse në pushteti në Tiranë ka qenë shpesh me ngjyrë të ndryshme nga Kosova, etika e komunikimit politik është ruajtur. Fatos Nano ka takuar Ibrahim Rugovën dhe Sali Berisha ka pritur Hashim Thaçin pa ngarkesa politike.

Albin Kurti po përdoret politikisht dhe kjo rrezikon të nxis artificialisht një frymë përçarje kombëtare, çka duket që është dhe misioni I vërtet I “liderit mbarëkombëtar”. 

Ai po pëpriqet të shfrytëzoj pozitën e mjerë të opozitës shqiptare të pareformuar, që po lufton të ngjall dy fosile politike, si Sali Berisha e Ilir Meta, me shpresë që të gjej mbështetje për të futur këmbët në politikën e Shqipërisë. Në derexhenë ku është katandisur Sali Berisha dhe Ilir Meta, ai u duket vërtet si shpëtimtar, edhe pse nuk përputhen në asgjë që thonë. Por të dy palët e dinë që jane duke gënjyer për ato që thonë në publik dhe nuk e kanë problem. 

Albin Kurti nuk e ka problem të ketë aleatë dikë që ka vrarë për të vjedhur dhe pastaj ka vrarë prap për të ndenjur në pushtet, mjafton që ta ketë të nënshtruar para tij, edhe pse në Kosovë ka fituar se është zotuar për luftë kundër korrupsionit. 

Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleatë me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave. 

Shpresoj që më 25 Prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëj më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.

Football news:

Vazquez will miss the rest of Real Madrid's season. He has a sprained cruciate ligament
Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him