logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Ne rrezik të na digjen bankat, ti kërkon të pjekësh pula!

Nga Ylli Meçe

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin ”bombë” se Agron Tufa na qenkish arratisur dhe kish kërkuar strehim politik jo vetëm se u habita shumë, por njoftimi i shtypit më shkaktoi dhe një buzëqeshje, sepse ky “Goneja” nga një person hije dhe i rëndomtë, falë bëmave të tij u bë” personazh” i spikatur, jo vetëm në botën maditike që u bë figurë qëndrore për disa kohë në “pushtetin e katërt, por me, apo pa dashje, pështjelloi keq dhe politikën shqiptare, aq sa i vuri në hall të madh.

E vërteta e arratisje së tij, nuk duhet parë te Agroni, as te drejtori i bordit, Urani i Butkajve, të cilit Tufa i paraqiti dorëheqjen, por te ata të cilët e krijuan këtë Institut e që paguhet nga mundi dhe djersa e popullit, madje jo pak, por gati 26 miljonë lekë të reja në vit e me një personel prej gati 50-55 punonjësish.

Natyrisht, ardhja në pushtet në mënyrë paqësore dhe jo me luftë të armtosur i ballistëve dhe kolaboracionistëve, ishte një fitore e madhe për ta. Ishte e tillë, për vet faktin, se ballistët ishin mësuar të mos hidhnin asnjë pushkë, që nga koha e luftës të cilën ata e përjetonin në paqe me nazi-fashizmin, e jo më që në kohë paqeje… që nuk ishin dot të aftë për të ndizur luftën.

Për hir të së vërtetës, situatat dhe ndodhitë e fundit rezultuan katastrofike për Tufën dhe ballistët, sepse u vërtetua dhe një herë, se ata janë e ngelen, jo vetëm orgjinalë në veprimtarinë e tyre por edhe të pa ndreqshëm. Mbase kanë dhe të drejtë, sepse kur është hall koke, ata ngelen përherë në genin e vet, ngaqë i ze lemeria dhe shpëtimin e tyre e shikojnë vetëm te të huajt e në dheun e huaj, ashtu sikurse bënë ballarët e tyre këtu e 75 vite kaluar.

Ajo që ka ngrit nervat e ballistëve të sotëm, është fakti se këtë akt “tradhëtie” Goneja e bëri në një moment të atillë, që duket tejet ofenduese dhe për vet liderin shpirtëror të tyre Mithat beun, të cilit i sollën me ceremoni vetëm hirin solemnitet nga Amerika, hi ky që ish shkaktuar nga një “zjarr i madh atdhedashurie”, veçse jashtë Atdheut.

Por “madheshtia “ e këtij njeriu të cilin e priti dhe vet Kryeministri sikur i zvenitet pak me aktin e papreçedent të Agronit. Kështu që arratisja e Tufës do të dukej si një pralelizëm me vitet e hershme të luftës. Jam tepër i sigurt, se shumëkujt i vjen në kujtesë një intervistë meditike me një ballist të penduar.

Nuk më hiqet nga kujtesa e më ka bërë përshtypje të madhe ish ballisti Sejfi Protopapa që kur gazetari e pyeti ( tashmë i ndieri Sejfi) se përse shkove në Shkodër për tu arratisur, ai e pranon dhe me këtë rast ballisti i penduar, njëkohësisht dhe realist, i përgjigjet: “Jooooo.. unë nuk mund të rrija dot më në Shqipëri, sepse nuk bëhej shaka me partizanët dhe e dija se, po të më kapnin, do më pushkatonin dhe e meritoja “! ( Intervistë me Sejfi Protopapën.)

Po mirë i ndjeri Sejfi u arratis, sepse pa me sytë e tij kur ja mbathi “kumandari “Mitht Frasheri ,Abaz Ermenji, Kadri Cakrani e ballistë të tjerë kalibri që i patën lyer durt me gjakun e popullit deri në bërryl, po Tufa ç’pati?

Ai nuk duhej ta kish bërë këtë akt tradhëtie, aq më tepër se kështu turpëronte gjithë ballistët. I turpëronte, sepse Institutin nuk ngriti Tufa, por Berisha dhe shirtin e inagurimit përfundimisht e preu Rama dhe nuk kish aspak arësye, që në kohën që u fut në Shqipëri dhe u rabilitua Mithati, Tufa tejet i revoltuar i’a mbathi.

Mos vallë Tufa na qenka një “kriptokomunist” i maskuar i cili për inat, të Edi Ramës që reabilitoi Mithatin, nuk ka qenë daccord dhe i papajtueshëm me këtë akt të kreut të Qeverisë? Sepse me thënë të drejtën, ai me të vërtetë ishte kundër bëmave të komunizmit mbas lufte, por ama, sa për veprimtarinë e komunizmit gjatë gjithë luftës, nuk ka patur asnjë vrejtje dhe duke qenë se s’kish vrejtje, rezulton se ka qenë plotësisht “d’accord” me të gjitha vendimet, rezolucionet, shkurt me gjithë veprimtarinë e Nacional-Çlirimtares, përfshi këtu dhe komandantin e saj Enver Hoxhën.

Ja pra, që askush nuk e ka kuptuar, Tufën! Nuk e ka kuptuar a kërcënuesi i tij, madje as vet avokati Cakrani, që na qenkëshin e një dorë me njeri-tjetrin.(Mos është dhe ky avokati, derivat dhe pinjoll i Kadri Cakranit të masakrës së 4 shkurtit 1944 me Xhafer Devën?!!)

Përfundimi logjik, të krijon idenë se nuk e kanë kuptuar aspak arratisjen e tij. Veçse Agron Tufa gaboi që shkoi në Zvicër. Do të ishte më e mira e më e udhës, që për inat të Mithatit i cili u kthye , apo e kthyen në Tiranë “si triumfator,” ai të shkonte në Londër e të jepte atje emisionin në emër të “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ose fundja le të kish shkuar në Belgjikë për të riorganizuar të çarvaliturit e“mërgatës së qyqeve” ashtu si e pat lënë dhe amanet vet… Is-han Maçi.

Po jo or Tafe (Tufë )jo ! Ashtu sikurse kam shkruar dhe dikur, po ta them, se kokën tënde nuk ja vlen ta godasësh as me llastiqe mëllënjash, e jo më me plumba. Më detyron që ta ripërsërit, se dhe shqiptari më frikacak, (të jesh shumë i sigurtë për këtë) do ta kish për turp të qëllonte mbi ty..or Tafe. Madje dhe armët vet ndihen krenare, kur qëllojnë mbi gjak trimash…e jo nga të pëgëra që dalin prej birash.

Ahhh or Tufë ç’na bëre ç’na bëre !! Një “provokacien” të bënë dhe ti i mbushe plot! Jam i sigurt, se kërcënuesi mbasi ka qeshur me shpoti për frikën tënde, sigurisht ka reaguar , Ndofta dhe do jetë shqetësuar duke menduar: Po sikur Tufa larg qoftë të vdesë nga frika apo t’ja fut vetes me “gjysmën e lekut” ?!

Sa për azilin politik që kërkon në Zvicër, jam i sigurt se nuk do ta japin. Nuk do të ta japin për faktin e thjeshtë, se nuk kemi të bëjmë me ndryshim sistemi. Deomos që kërkesën tënde, ata do ta shqyrtojnë me “kujdes të madh”, do të të thërrasin e në fund do të thonë : Ik o Tafë( më fal Tufë) ik atje në Shqipërinë tënde, se nuk ka për të të ngarë kush ! Qeverinë e kini kuslinge plot me ballistë dhe ata janë dora jote. Po qe se ne të japim ty azil politik, atëhere do të lindëte e drejta t’i japim nesër a pasnesër apo dhe kur të bien nga pushteti gjithë Qeveria se rilindjes. A nuk të kujtohet kur Berisha i kërcënoi se ata shkulen nga pushteti përveçse vetëm me plumb ?

Ahhh mor Tafë (Tufë) ç’na bëre çëna bëre? Po sikur tani me ikjen tënde, të na shkrijnë dhe “Institmuthenin” ?!

Ruaji o zot ballistët klasikë të historisë! Por më shumë na ruaj dhe Tafen(Tufën) …. bashkë me ballistët e Qeverisë! Kështu o pra z.Tafe(Tufë) ik atje në Shqipëri se ne rrezik të na digjen bankat…e ti kërkon të pjekësh pula !

*****

Botuar në Dita në rubrikën Letër Kryeredaktorit

Themes
ICO