Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Në tre komunat e Gostivarit sot votuan 189 qytetarë

Votimi në zgjedhjet lokale filloi me votimin e parakohshëm të personave të sëmurë, personave të pafuqishëm dhe personat me COVID-19 dhe ata që ndodhen në izolim, aplikimi i të cilëve është pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Në territorin e Komunës së Mavrovës sot votuan 36 persona.

Në Komunën e Gostivarit komisioni pranoi kërkesat e 145 personave nga 179 të paraqitur, ndërsa në Vrapçisht të drejtën e votës e kanë realizuar 16 persona të pafuqishëm dhe një votues i cili ndodhet në karantinë.

Në kuadër të përgatitjeve për ditën e nesërme, KKZ e Gostivarit vërtetoi se është bërë dezinfektimi i materialit zgjedhor dhe i vendvotimeve.