Albania

Nesër provimi i fundit i Maturës 2021/ Provimi me zgjedhje, verifikoni me kujdes llojin e testit që ju jepet!

Matura Shtetërore 2021 përfundon ditën e nesërme me testin e fundit që do të zhvillohet për lëndën me zgjedhje. Në bazë të preferencave të përzgjedhura më herët gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z, maturantët do të zhvillojnë të martën e datës 15 qershor provimin me zgjedhje në një nga këto lëndë: histori, gjeografi, kimi, biologji, fizikë, qytetari-psikologji, sociologji-filozofi, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, si dhe Histori Baleti. Ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë dhënë udhëzimet e fundit në lidhje me kujdesin që duhet të tregoni në zhvillimin e testit për të mos rrezikua nga penalitetet.

Ndonëse duhej të ishin duke mësuar për këtë provim, maturantët nuk kanë ndalur as gjatë ditës së djeshme protestën për testin e matematikës, i cili sipas tyre ishte shumë i vështirë krahasuar me çfarë u ishte thënë, si dhe me temat e zhvilluara gjatë mësimit online. Sipas tyre shumë nga pyetjet e testit ishin jashtë programit me të cilin kishin punuar gjatë fazës përgatitore. Duke bllokuar ambientet para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, maturantët kërkuan për të dytën ditë me radhe që të ulet pragu i vlerësimit për pyetjet e testit të matematikës. Kundrejt pretendimeve të ngritura nga maturantët, Autoritetet e Ministrisë së Arsimit dy ditë më parë sqaruan se po rivlerësohet shkalla e vështirësisë për testin e matematikës. Nëse ky nivel vështirësie do tejkalohet nga programi do të rishikohet edhe pragu i pikëve. Por, pavarësisht këtij qëndrimi, maturantët duket se nuk janë bindur pasi kanë paralajmëruar se do t’i rikthehen sërish protestës edhe gjatë ditës së sotme.

Udhëzimet e fundit për testin e lëndës me zgjedhje

Sa i takon provimit me zgjedhje që do të zhvillohet nesër, autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit këshillojnë maturantët që të bëjnë kujdes në verifikimin e testit që do t’u jepet për të plotësuar. Çdo maturanti i kërkohet që sapo të marrë testin nga administratori i provimit, të verifikojë me kujdes përmbajtjen e tij, nëse i përket lëndës që ka kërkuar gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z. Po ashtu, duhet të verifikoni edhe gjendjen fizike të testit nëse është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe. Kur vëreni parregullsi të kësaj natyre në testin që ju është dhënë duhet të kërkoni menjëherë ndryshimin e tij, duke firmosur dhe deklaratën përkatëse tek administratori i provimit. Ndërrim të cilin duhet ta bëni menjëherë sapo të merrni testin dhe jo më vonë. Po sipas rregullave të përcaktuara, maturanti duhet të shkruajë emrin e tij në test dhe të vërë firmën e tij edhe tek deklarimi që bën tek administratori, ku të konfirmojë se e ka marrë testin përkatës.

Duke qenë se testi do të ketë në përmbajtje pyetje me zhvillim dhe alternativa, maturanti së bashku me tezën e provimit do të marrë edhe fletën e përgjigjeve, ku pasi të ketë plotësuar testin, në këtë fletë përgjigje do të shënojë vetëm përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa. Pyetje të cilat do të vlerësohen në mënyrë digjitale.

Rregulla të tjera që nuk duhet të neglizhoni janë edhe paraqitja në kohën e përcaktuar, si dhe të keni me vete vetëm mjetet e identifikimit dhe mjetet e lejuara për të plotësuar testin, si dhe ato mbrojtëse ndaj Covid-19. Kundrejt polemikave të shumta të shpërthyara në lidhje me nivelin e vështirësisë së testit, ekspertët e QSHA-së sqarojnë se edhe për për lëndën me zgjedhje testi është ndërtuar në mënyrë të tillë ku janë përfshirë të tria nivelet e vështirësisë: niveli bazë, niveli mesatar dhe niveli i lartë. Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel (përkatësisht 40 për qind për nivelin bazë, 40 për nivelin mesatar, si dhe 20 nivelin më të lartë).

Edhe për provimin me zgjedhje, do të jetë e njëjtë skema e vlerësimit të pyetjeve me alternativa. Sipas udhëzuesit të shpërndarë më herët për shkollat, nëse për një pyetje në fletën e përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Gjithashtu, bëhet e ditur se nëse për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Ndërsa në rastet kur për për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës së përgjigjeve, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë.

Sikundër ka ndodhur me tre provimet e detyruara edhe për lëndën me zgjedhje vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë, ndërsa për të qenë kalues, maturanti duhet të sigurojë detyrimisht 25 për qind të këtij totali pikësh me të cilat vlerësohet testi. Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do të garojnë përgjatë raundit të dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mbyllje të muajit shtator.

Rezultatet pozitive të tre provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje janë vendimtare në përmbylljen me sukses të ciklit të shkollës së mesme, çka më pas i hap udhë edhe procesit të konkurimit për studimet e larta universitare.

 Rrezikoni të përjashtoheni nga provimi nëse:

Maturantit nuk i njihet rezultati nëse:

Football news:

Tottenham will offer 50 million euros to Atalanta for Romero
Gallery of new forms of top clubs: Barcelona defends women's rights with purple, Chelsea connects op-art, Manchester United returned to the 1960s
Varane will sign a contract with Manchester United next week
Jose Mourinho: I can name at least 30 favorite dishes of Italian cuisine. I like picata and ravioli with tomato sauce
Trent has become one of the highest paid Liverpool players along with van Dijk, Salah, Mane and Firmino
Trent Alexander-Arnold: Liverpool are aiming for trophies. We want to win as much as possible this season
Gabriel Martinelli: I think Arsenal is one of the best teams in the world. A lot turned out at the end of last season