Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët tek Njësia Nr.7 në Tiranë. Basha thotë se nga kjo Njësi e nisi jetën e tij politike dhe me pritjen e qytetarëve kësaj radhe e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij.

Ai kërkon nga gjithë shqiptarët që më 25 prill të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit pasi asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

‘’Kudo që shkoj shoh të rinj, këtu është familja ku kam nisur jetën politike. Faleminderit për këtë mikpritje, më bëtë të ndihem siç jam, në shtëpinë time. Dita po afron. Faleminderit nga zemra. Të gjithë në kutitë e votimit më 25 prill, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Tani ndryshimi është në zemrat e çdo shqiptari. Shqipëria fiton, ju fitoni!’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb